Maalox Shurup – 250 ML

680 L

Përshkrimi i produktit
Maalox është një pezulli orale që përmban hidroksid  magnezi dhe alumini (si algeldrat) si barna antacide. Ka një aftësi të fuqishme për të neutralizuar aciditetin në stomak dhe një efekt mbrojtës në mukozat ezofageale, gastrike dhe duodenale.
Indikacione Indikohet në:

  • Trajtimin simptomatik të:
    • Urthit
    • Sëmundjes së refluksit gastro-ezofageal (ngritja e përmbajtjes gastrike në ezofag) në të rriturit mbi 15 vjeç
    • Inflamacion i stomakut (gastrit)
    • Uljen e sasisë së acidit në stomak ose në zorrë kur keni një ulçer
Udhëzime për përdorim
  • Gjithmonë merrni Maalox saktësisht siç udhëzohet në fletëudhëzues ose pyesni mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt se si ta merrni këtë bar.
  •  Tundeni shishen mirë përpara përdorimit.
  •  Maalox përdoret vetëm për të rriturit dhe adoleshentët nga mosha 15 vjeç.
Dozimi
Pezulli orale në një shishe: 1 lugë gjelle (15 ml) për të trajtuar urthin dhe ndjesinë e djegies së stomakut.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të kompensuar një dozë të harruar.
Kohëzgjatja e administrimit
Mos merrni më shumë se 6 lugë gjelle në ditë.
Mos e përdorni më shumë se 10 ditë rresht.
Paralajmërime
MOS e përdorni këtë produkt:
  • Nëse jeni alergjik ndaj hidroksidit të aluminit, hidroksidit të magnezit ose ndonjë prej përbërësve të tjerë të këtij bari.
  • Nëse keni dëmtime të rënda të veshkave.
Kujdes:
Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj:
  •  Nëse keni humbur peshë.
  •  Nëse jeni duke përdorur barna apo suplemente të tjera.
  •  Nëse keni vështirësi në gëlltitje ose keni një dhimbje të vazhdueshme në stomak.
Informacione të tjera
Mbajeni këtë bar larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës e cila është e stampuar në shishe dhe kuti.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Të mos ruhet mbi 25°C.
Pas hapjes fillestare, shurupi është i përshtatshëm të perdoret për 6 muaj.
Përbërësit
Lëndët aktive: Hidroksid magnezi dhe Hidroksid alumini (si algeldrat).
15 ml ose një lugë gjelle pezulli përmban 600 mg hidroksid magnezi dhe 525 mg hidroksid alumini.
Përbërësit e tjerë janë: Acid klorhidrik i përqendruar, Acid citrik, D-manitol, Vaj esencial mente, Bromur domifen, Sakarinë natriumi, Sorbitol (jo i kristalizuar) dhe Ujë i Purifikuar.
Compare

Description

Maalox është një shurup me shije të freskët menteje. Përdoret për të lehtësuar dhimbjen e stomakut dhe ndjesinë e djegies të shkaktuar nga rritja e aciditetit në pjesën e sipërme të traktit gastrointestinal në të rriturit dhe adoleshentët nga mosha 15 vjeç.