Loperamid 2 MG – 20 Tableta

230 L

Loperamid përdoret për trajtimin e diarrese akute, përfshirë diarrenë e udhëtarit. Ai ngadalëson lëvizjen e zorrëve dhe bën që feçet të bëhen më pak të ujshme. Loperamidi trajton simptomat e diarrese, por nuk ndikon në shkakun e saj, siç mund të jetë infeksioni.

Compare
Categories: ,

Description

Përdorimi

Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Filloni duke marrë 2 tableta pas çdo defekimi të ujshëm dhe vazhdoni me një tablet.

Dozimi i zakonshëm është 3-4 tableta në ditë. Mos e tejkaloni dozën me shumë se 8 tableta në ditë.

 

Paralajmërime  

  • MOS e merrni/përdorni këtë bar nëse:
  • Jeni alergjik ndaj loperamidit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të barit
  • Nëse keni dhimbje të stomakut/abdominale pa diarre
  • Jeni trajtuar më parë me antibiotikë.
  • Keni probleme me zemrën
  • Vuani nga ulçerat kolike
  • Fëmija juaj është nën 6 vjeç.
  • Vuani nga dizenteria akute (gjak në feçe dhe temperaturë).
  • Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të përdorni këtë bar nëse:
  • Nëse fëmija juaj është nga 6- 12 vjeç.
  • Keni probleme me mëlçinë
  • Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
  • Po trajtoheni me barna të tjerë.
  • Është e rëndësisshme të konsumoni lëngje.
  • Loperamide mund të shkaktojë marrje mendsh kështu që është e rëndësisshme mos të ngisni ose të përdorni makine
  • Mbajeni larg fëmijëve.
  • Ruajeni nën 25°C.
  • Mbajeni larg nxehtësisë dhe lagështirës.

 

Përbërësit          

Lënda aktive: Loperamid

Përbërës të tjerë: Celulozë mikrokristaline, Laktozë, Stearat magnezi, Talk.