Description
Përshkrimi i Produktit
Vital Flu është shurup me bazë bimore, vitaminë C dhe N-acetilcisteinë, i cili rekomandohet të përdoret në rastet e ftohjes apo viruseve të ndryshme si dhe gjatë terapisë me antibiotikë. Echinacea rrit mbrojtjen natyrale të trupit ndërsa Vitamina C ndihmon në ruajtjen e funksionimit të sistemit imunitar. Echinacea nxit funksionimin e duhur të traktit të sipërm respirator. Kamomili është i njohur për vetitë e tij zbutëse dhe qetësuese. Rekomandohet të përdoret përgjithsisht gjatë periudhave të gripit në muajt shtator- maj.
Përdorimi
Para përdorimit të këtij produkti këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Rekomandohet të përdoret 10ml, 2-3 herë në ditë.