Description
Pershkrimi i Produktit
Levotuss ka si përbërës aktiv Levodropropininë, një medikament supresant i kollës me veprim antitusiv periferik. Levotuss është në formë shurupi me shije qershie, që e bën të lehtë për t’u përdorur nga fëmijët mbi 2 vjeç dhe të rriturit.
Perdorimi
Levotuss eshte qetësues i kollës së thatë.
Të rriturit: Rekomandohen të merren 10 ml shurup deri në 3 herë në ditë, në intervale prej të paktën 6 orësh.
Fëmijët 10-20 kg: Rekomandohen të merren 3 ml 3 herë në ditë.
Fëmijët 20-30 kg: Rekomandohet të merren 5 ml 3 herë në ditë
Për të hapur flakonin është e nevojshme të shtypni fort kapakun dhe njëkohësisht ta rrotulloni atë në drejtimin orar.
Këshillohet që bari të merret ndërmjet vakteve, me stomak bosh.Trajtimi duhet të vazhdojë derisa kolla të qetësohet. Sidoqoftë, nëse kolla është akoma e pranishme pas 2 javësh terapi, këshillohet të ndërprisni trajtimin dhe të këshilloheni me mjekun
Paralajmerime
Mos e përdorni Levotuss:
Nëse jeni alergjik nga përbërësit e shurupit
Nëse keni sekretim hiperbrankial dhe ulje të funksionit mukozillar (sindroma Cartagener, dyskinesia ciliare)
Në shtatzëni dhe ushqyerje me gji
Në fëmijët nën 2 vjeç.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë, larg burimeve të dritës dhe nxehtësisë.
Perberesit
Sukrozë, Metil-para-hidroksibenzoat, Propil-para-hidroksibenzoat, Acid citrik monohidrat, Hidroksid natriumi, Shije qershije, Ujë i Purifikuar.