Description
Përshkrimi i Produktit
Anthelios Pigment Correct SPF50 është një krem dielli i gjeneratës së re, i formuluar posaçërisht për lëkurë me hiperpigmentim dhe ton të pabarabartë. Ofron mbrojtje shumë të lartë me spektër të gjerë kundër rrezeve UVA, UVB dhe ndotjes, duke parandaluar shfaqjen e njollave të reja dhe duke ndihmuar në zvogëlimin e njollave ekzistuese.
Falë teknologjisë së avancuar CELLOX-B3 TECH™ dhe përbërësve aktivë si Procerad™, Niacinamide dhe pigmentet metalike, ky krem me ngjyrë siguron:
- Mbulim të menjëhershëm dhe natyral të tonit të lëkurës
- Veprim korrigjues afatgjatë ndaj pigmentimit
- Teksture të lehtë dhe të përshtatshme për përdorim të përditshëm, madje edhe për lëkurën më të ndjeshme
Përbërësit kryesorë aktivë :
- CELLOX-B3 TECH™ + Mexoryl XL – Mbrojtje e fuqishme kundër rrezeve UV dhe ndotjes urbane
- Procerad™ – Vepron mbi çrregullimet e pigmentimit, duke ndihmuar në parandalimin e tyre
- Niacinamide (Vitamina B3) – Zbut, qetëson dhe ndihmon në barazimin e tonit të lëkurës
- Pigmente metalike – Ofron korrigjim të menjëhershëm të njollave dhe mbulim të natyrshëm
Përdorimi
- Aplikoni çdo mëngjes si hapin e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën, përpara grimës (nëse përdoret).
- Shkundeni mirë përpara përdorimit.
- Vendoseni në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë fytyrën dhe qafën, duke shmangur zonën e syve.
- Riaplikoni çdo 2 orë gjatë ekspozimit në diell, sidomos pas djersitjes, larjes apo fshirjes me peshqir.
Përbërësit
Ujë (Water), izododekan, alkool denat., silicë, karbonat dikaprilil, niacinamidë, propanediol, kopolimer stiren/akrilate, dioksid titaniumi [nano], butil metoksidibenzoilmetan, bis-etilheksiloksifenol metoksifenil triazinë, etilheksil salicilat, izopropil miristat, alkil benzoat c12-15, dietilamino hidroksibenzoil heksil benzoat, perlit, procerad (ceramide np), hidroksid alumini, acid stearik, disteadimonium hektorit, tokoferol, trietoksikaprililsilan, kaprilil glikol, parfum.