Description
Përshkrimi i Produktit
Kendamil Goat Milk Formula është zhvilluar për të qenë një nga formulat më të avancuara të qumështit të dhisë për foshnjat.
Me mbi 60 vjet përvojë në ushqimin e foshnjave, ne kemi krijuar një formulë me përbërës natyralë të cilësisë më të lartë, të butë dhe të lehtë për stomakun e foshnjës suaj. Receta jonë unike përmban qumësht dhie të plotë A2, hirrë dhie, DHA me bazë bimore dhe GOS (prebiotikë natyralë). Jemi krenarë që nuk përdorim vaj palme, vaj peshku, maltodekstrinë apo aditivë të lirë.
Qumështi i dhisë është natyrshëm i pasur me acide yndyrore të shkurtra dhe mesatare, të cilat mund ta bëjnë më të lehtë tretjen. Gjithashtu, ai përmban selen, një mineral thelbësor për zhvillimin e sistemit imunitar, si dhe disa prebiotikë natyralë të ngjashëm me ata të pranishëm në qumështin e gjirit.
Përdorimi
- Lani duart dhe sterilizoni enët tuaja të ushqimit.
- Zieni ujin dhe lëreni të ftohet deri në 40ﹾC dhe më pas masni sasinë e nevojshe të ujit që nevojitet për të përgatitur qumështin.
- Përdorini lugën dozuese të përfshirë në paketim dhe shtoni sasinë e nevojshme sipas tabelës dozuese.
- Tundeni mirë derisa të formohet një përzierje homogjene.