Kardiospir 100 MG – 30 Tab

80 L

Kardiospir 100 mg vepron si hollues gjaku dhe përdoret për parandalimin e sëmundjeve të qarkullimit të gjakut dhe trajtimin e anginës së paqëndrueshme që është një sëmundje e zemrës e shoqëruar me dhimbje gjoksi edhe gjatë pushimit. Trajton gjithashtu goditjet e vogla në tru. Tabletat e tij janë të veshura me film rezistent ndaj stomakut që I bën ato jo të dëmshme për të.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Kardiospir përmban Acid acetilsalicilik (Aspirinë) një bar antiinflamator josteroidal që ka veti anti-agreguese. Aspirina në dozë 100 mg ndalon agregrimin platelar duke parandaluar kështu sëmundjet cerebrovaskulare, trombozën arteriale ose infarktin e miokardit. Trajton anginën e paqëndrueshme dhe goditjet minore në tru.
Indikacione
Indikohet në:
  • Parandalimin e sëmundjeve cerebrovaskulare ose infarktit të miokardit
  • Anginën e paqëndrueshme (një lloj i veçantë, i rrezikshëm të sëmundjes së zemrës të shoqëruar dhe me dhimbje gjoksi edhe gjatë pushimit)
  • Goditjet minore në tru (goditje ishemike cerebrale përfshirë dhe ishemitë për kohë të shkurtër.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij bari.
Tabletat duhet të gëlltiten të plota me një gotë ujë (200-250 ml) gjatë ose pas vaktit. Tableta nuk duhet të thyhet, grimcohet ose të përtypen pasi kjo mund të shkatërrojë veshjen e tabletës duke parandaluar çlirimin e Acidit acetilsalicilik në stomak.
Dozimi:
Kur përdorni Kardiospir për herë të parë, doktori juaj mund tju këshillojë të merrni 2 tableta nga 100 mg. Më pas doza e rekomanduar ditore është 100 mg.
Për efektin e tij antiplatelat pas infarktit të miokardit, atakeve ishemike ose në pacientët me anginë e paqëndrueshme, doza e rekomanduar është 100 mg-300 mg në ditë.
Paralajmërime
MOS e përdorni Kardiospir nëse:
  • Jeni alergjik nga Acidi acetilsalicilik ose përbërësve të tjerë të Kardiospir
  • Keni hemofili ose sëmundje të tjera të koagulimit të gjakut
  • Pacienti është nën 12 vjeç
  • Jeni në trimujorin e fundit të shtatzënisë.
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara se të përdorni Kardiospir nëse:
  • Keni ulçerë peptike
  • Keni sëmundje të koagulimit të gjakut
  • Keni insuficencë të veshkave ose mëlçisë
  • Vuani nga astma ose sëmundje alergjike
  • Keni tension të lartë të gjakut jo nën kontroll dhe deficencë të glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës
  • Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji
  • Po merrni ose keni marrë barna të tjerë.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës që është e shënuar në paketim.
Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë, larg burimeve të dritës dhe nxehtësisë.
Përbërësit
Përbërësi aktiv: Acid acetilsalicilik.
Eksipientët: Celulozë mikrokristalore, Karboksimetilcelulozë natriumi, Amidon i prexhelatinizuar, Dioksid silici koloidal, Amidon natriumi glukolat, Acid stearik, Akril Eze Portokalli (ngjyrues) dhe Opadry YS.