Ipsoflog Krem 1% – 50 GR

895 L

Ipsoflog 1% është një krem për përdorim dermatologjik. Përdoret për lehtësimin e gjendjeve të dhimbshme dhe inflamatore të kockave dhe muskujve.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Ipsoflog përmban Piroksikam i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore. Trajton gjendjet inflamatore dhe me dhimbje të naturës reumatizmale ose traumatike të kyçeve, muskujve, tendinave dhe ligamenteve.
Indikacione
Indikohet:
  • për trajtimin e dhimbjes dhe inflamacionit të kyçeve, tendinave, ligamenteve.
Udhëzime për përdorim
Shpërndajeni një sasi të mjaftueshme të kremit në zonën me dhimbje duke e masazhuar derisa të përthithet. Përsëriteni administrimin dy, tre ose më shumë herë në ditë.
Paralajmërime
MOS përdorni kremin Ipsoflog nëse:
  • Jeni të mbindjeshëm ndaj piroksikamit ose ndaj ndonjë prej përbërësve të tjerë të kremit.
  • Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Përbërësit
Lënda aktive: Piroksikam 1 g
Lëndët ndihmëse: Monocetil eter polietilen glikol 1000, Propilen glikoli, Alkool cetostearil, Alkool fenietilik, Aromë hipoalergjike, Estere poliglikolike të acideve yndyrore, Ujë i Purifikuar.