-5% Off

Holle – Organic Goat Milk 1 (0-6 months) 400 Gr

Original price was: 2700 L.Current price is: 2565 L.

Qumësht dhie për bebe që nga dita e parë e jetës.

Compare

Description

Përshkrimi i Produktit

Holle Organic Infant Goat Milk Formula 1 është një formulë qumështi për foshnjat që mund të përdoret që nga dita e parë e jetës. Ajo përgatitet nga qumështi i dhive të rritura sipas rregullave të bujqësisë organike, në përputhje me standardet e BE-së.

Kjo formulë është e pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese të rëndësishme, duke përfshirë:

  • Vitaminën A, e cila ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të shikimit te foshnjat.
  • Vitaminën D, e cila luan një rol kyç në forcimin e kockave dhe dhëmbëve.
  • Kompleksin e vitaminave B, që kontribuon në funksionimin e duhur të sistemit nervor, si dhe mbështet metabolizmin e karbohidrateve dhe prodhimin e energjisë.
  • DHA, një acid yndyror thelbësor që ndihmon në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor të foshnjës.

Kujdes!
Qumështi i gjirit mbetet ushqimi më i vlefshëm për foshnjat. Holle rekomandon gjithmonë gjidhënien, jo vetëm për përfitimet e tij ushqyese, por edhe për forcimin e lidhjes së ngushtë midis nënës dhe foshnjës.

 
Përdorimi
  • Lani dhe thani duart mirë përpara se të përgatisni qumështin.
  • Pastroni dhe lani shishet, lugët dhe thikat me kujdes. Sterilizoni biberonin duke e zier për 3-5 minuta para përdorimit.
  • Zieni ujin dhe lëreni të ftohet deri në rreth 50°C. Hidhni gjysmën e sasisë së ujit në biberon.
  • Mbushni lugën matëse me qumësht pluhur dhe niveloni sasinë me ndihmën e një thike. Shtoni qumështin pluhur në ujë.
  • Tundeni mirë shishen për të siguruar përzierjen e plotë. Shtoni pjesën tjetër të ujit dhe tundeni përsëri.
  • Lëreni të ftohet deri në 37°C përpara se t’ia jepni foshnjës.

Informacione të rëndësishme:

  • E përshtatshme për përdorim që nga lindja, si zëvendësim ose shtesë ndaj gjidhënies.
  • Për sigurinë dhe shëndetin e foshnjës, ndiqni me kujdes hapat e përgatitjes dhe gjithmonë përgatisni ushqim të freskët.
  • Mos e ringrohni qumështin e mbetur dhe mos ia jepni foshnjës më vonë.

 

Përbërësit

Pluhur krem i qumështit të dhisë ( 38.6 %), maltodekstrinë, laktozë, vajra vegjetale (lulediel dhe vaj rapessed) L-kolinë, Hidroksid kalciumi, vaj alge, L-cisteinë, Karbonat kalciumi, Klorur magnezi, Vitaminë C, L-triptofan, L-tirozinë, Citrat natriumi, Klorur natriumi, Laktat hekuri, Inozitol, Vitamin E, Sulfat zinku, L-karnitinë, Niacinë, Acid pantotenik, Sulfat bakri, Vitamin A, Vitaminë B1, Vitaminë B6, Acid folik, Vitamin B2, Sulfat mangani, Jodur kaliumi, Selenit natriumi,Vitaminë D3, Biotinë, Vitaminë B12.