-5% Off

Holle – Organic Baby Muesli (5 m+) 250 Gr

Original price was: 800 L.Current price is: 760 L.

Muesli për bebe që nga mosha 5 muajshe.

Compare

Description

Përshkrimi i Produktit

Holle Organic Baby Muesli 5 m+ është një përzierje drithërash e shijshme dhe ushqyese, e përshtatshme për foshnjat nga 5 muajsh e lart.

 Përbërësit Kryesorë dhe Përfitimet :    

Copëza gruri – burim i pasur me fibra dhe lëndë ushqyese.
Copëza tërshëre – e pasur me vitamina dhe minerale që ndihmojnë në tretje.
Pluhur bananesh – i pasur me kalium, ndihmon në tretje dhe ofron energji.
Copëza mjedre dhe copëza molle – përmbajnë antioksidantë dhe vitaminë C, të dobishme për forcimin e sistemit imunitar.
Tiaminë (Vitamina B1) – ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit nervor dhe ndikon në metabolizmin e karbohidrateve në energji.

Drithërat integrale janë të përpunuara në një formë të lehtë për tretje, duke i bërë ato të përshtatshme për foshnjat. Përdorimi i drithërave të plota siguron një regjimin ushqimor më të pasur me lëndë ushqyese të nevojshme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës tuaj.

  • Filloni të ushqeni fëmijën me drithëra nga 4-6 muaj, sipas fazës së zhvillimit të tij.
  • Mos ua jepni foshnjave nën 4 muaj si zëvendësues të qumështit të gjirit.
  • Filloni me cereale me një lloj drithi, pastaj mund të shtoni përzierje të tjera.

Pa sheqer të shtuar
Burim i pasur me lëndë ushqyese
I lehtë për tretje

Përdorimi
  1. Ngrohni 100 ml qumësht.
  2. Shtoni 4 lugë muesli (25g).
  3. Përziej mirë deri në tretje të plotë.

Përgatitja e shpejtë dhe e lehtë, nuk kërkohet zierje. Mund të përgatitet si qull qumështi duke përdorur formulën e foshnjave ose qumështin e plotë.