Description
Përshkrimi i Produktit
Holle Organic Wholegrain Cereal 3-Grain 6 Months+ është një përzierje e shëndetshme drithërash, e përshtatshme për foshnjat nga 6 muajsh e lart.
Përbërësit
✔ Miell orizi
✔ Miell misri
✔ Miell integral
✔ Tiaminë (Vitamina B1), e cila ndihmon në zhvillimin e sistemit nervor dhe në metabolizmin e energjisë.
Drithërat integrale në këtë produkt janë të përpunuara në një formë lehtësisht të tretshme, ideale për sistemin e ndjeshëm të tretjes së foshnjave. Procesi i butë i përgatitjes me nxehtësi dhe lagështi ndihmon në ruajtjen e vlerave ushqyese, duke siguruar një burim të pasur me lëndë ushqyese thelbësore për rritjen e shëndetshme të foshnjës tuaj.
✅ Burim i pasur me lëndë ushqyese
✅ I lehtë për tretje
✅ Pa sheqer të shtuar
Përdorimi
- Ngrohni 120 ml qumësht në afërsisht 50 °C.
- Shtoni 4 lugë cereale (15g).
- Përziej mirë deri në tretje të plotë. Sigurohuni që ushqimi të ketë arritur temperaturën e trupit (37 °C) , në momentin e konsumit.
Për shëndetin e fëmijës tuaj sigurohuni të ndiqni hapat e përgatitjes. Gjithmonë përgatisni ushqim të freskët.
Mos i ngrohni ushqimet e mbetura dhe aq më tepër t’ia shërbeni fëmijës tuaj.