Description
Përshkrimi i Produktit
Hipp Organic Combiotic 1 është qumësht formulë i pasur me vitamina, minerale dhe acide yndyrore të domosdoshme për zhvillimin e shëndetshëm të foshnjave nga lindja deri në 6 muajsh. Ai përmban Metafolinë, e cila është thelbësore për rritjen e shëndetshme të kockave. Ky produkt është i formuluar duke përdorur vetëm përbërës organikë. Përdoret për foshnjat që nuk ushqehen me gji ose për të plotësuar ushqyerjen me gji. Është burim i kalçiumit, fosforit dhe vitaminës D, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e shëndetshëm të kockave. Rekomandohet të konsumohet nga foshnjat që nga momenti i lindjes.
Përdorimi
Ju lutem kushtojini vëmendje të veçantë udhëzimeve kur përgatisni formulën për foshnjat. Përgatitja e gabuar dhe ruajtja e qumështit të përgatitur në shishe për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëme shëndetësore, siç është rritja e baktereve të padëshiruara. Për këtë arsye, përgatitni gjithmonë ushqim të freskët për çdo vakt dhe konsumojeni menjëherë. Mos përdorni qumësht të ngelur nga shishet e mëparshme. Pastroni me kujdes shishen ose biberonin. Paketimin e hapur mbylleni mirë pas çdo përdorimi, ruajeni në një vend të thatë dhe temperaturë ambienti, dhe konsumoje brenda tre javësh. Qumështi nuk duhet të ngrohet në mikrovalë (rrezik djegie). Sigurohuni që paketimi të jetë i padëmtuar para përdorimit.
Përgatitja:
- Vloni ujin e pijshëm dhe lëreni të ftohet përafërsisht 40°-50°C.
- Shtoni 2/3 e ujit të përgatitur brenda biberonit.
- Mbushni lugën matëse sipas sasisë së rekomanduar.
- Mbushni biberonin dhe tundeni.
- Shtoni ujin e mbetur dhe tundeni përsëri disa herë.
- Lëreni të ftohet në temperaturë ambjenti (përafërsisht 37°C).
Për të parandaluar dëmtimin e kulturave natyrale të acidit laktik (Lactobacillus), ju lutem mos e përgatisni formulën me ujë të nxehtë.
Sikurse qumështi i gjirit, edhe qumështi i formulës përmban karbohidrate. Ato janë pjesë e rëndësishme e dietës së foshnjës. Kontakti i vazhdueshëm i dhëmbëve të fëmijës tuaj me ushqime që përmbajnë karbohidrate mund të çojë në prishjen e dhëmbëve. Ju lutem konsultohuni me mjekun tuaj!
Shënim: Ushqimi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e fëmijëve. Kujdes! Ky produkt është për përdorim nga foshnjat deri në 6 muajshe. Para se të vendosni të plotësoni ose zëvendësoni ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun tuaj.