-10% Off

GrinTuss Pediatric – Syrup 132 ML

Original price was: 1780 L.Current price is: 1601 L.

Shurup pediatrik me bazë bimore, efektiv në qetësimin e kollës së thatë dhe me sekrecione.

Compare

Description

Pershkrimi i Produktit

Grintuss Pediatric është shurup që përmban mjaltë dhe ekstrakte bimore që mbrojnë dhe qetësojnë rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Zbut kollën e thatë duke reduktuar irritimin e mukozës dhe ndihmon në hidratimin dhe eliminimin e mukusit. Majlti mbron mukozën, zbut irritimin dhe ndihmon në hidratimin dhe largimin e sekrecioneve. Formon një film mbrojtës që ngjitet në mukozë dhe e mbron atë nga kontakti me agjentët patogjen. Ekstrakti bimor i Grindellia ka veprim mukorregullues sepse ndihmon në hidratimin dhe eliminimin e mukusit.
Shurupi Pediatrik Grintuss indikohet për trajtimin e kollës së thatë ose me sekrecione tek fëmijët nga mosha 1 vjeç.
Përdorimi
  • Administroni 5 ml (një lugë dozimi) për fëmijët e moshës 1 deri në 6 vjeç;
  • 10 ml (dy lugë doza) për ata mbi 6 vjeç, 2 deri në 4 herë në ditë, duke marrë dozën e fundit para gjumit.

Tundeni para përdorimit.

Përmban një lugë dozimi.

Pas përdorimit, mbylleni shishen siç duhet dhe lani mirë lugën e dozimit.

Pasi të hapet, përdorni produktin brenda tre muajve.

Perberesit

Mjaltë, Kompleksi i Rrëshirave dhe Flavonoideve nga Grindelia.