Description
Përshkrimi i produktit
Gaviscon përmban një klasë barnash të quajtura antiacide. Antiacidet neutralizojnë aciditetin e prodhuar në stomak dhe formojnë një shtresë mbrojtëse në mukozën e stomakut. Ato përdoren në trajtimin e refluksit gastro-ezofageal, që karakterizohet nga dispepsia, dhimbjet në pjesën e sipërme të stomakut dhe gjoksit, ndjesi djegieje dhe kthim të lëngjeve të stomakut në ezofag.
Përdorimi
Tek të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Rekomandohet të merren 10-20 ml, pas ngrënies dhe para gjumit.
Tek fëmijët 6-12 vjeç: Rekomandohet të merren 5-10 ml, pas ngrënies dhe para gjumit.
Paralajmërime
MOS e përdorni Gaviscon nëse jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve të produktit.
MOS e përdorni nëse jeni në dietë strikte pa kripëra.
Konsultohuni me mjekun përpara se të përdorni këtë produkt te fëmijët nën 6 vjeç.
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend (<30°C) të freskët dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Nuk përmban Glukozë dhe Gluten.
Përbërësit
Alginat Natriumi, Bikarbonat Natriumi, Metilestere Parahidroksibenzoike (E218), Propilestere (E216), Karbomer Karbonat Kalciumi, Sakarinat Natriumi, Aromë Natyrale Mente, Hidroksid Natriumi.