Gastrotuss Shurup – 200 ML

1400 L

Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistintuaj përpara përdorimit.
Tundeni mirë përpara përdorimit.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: 20 ml pas vaktit kryesor, në darkë para gjumit.
Të përdoret 1 orë përpara ose mbas barnave të tjerë.
Paralajmërime
MOS e përdorni Gastrotuss në rast të mbindjeshmërisë të njërit nga përbërësit
MOS e tejkaloni dozën e rekomandur ditore.
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse jeni shtatzanë ose po ushqeni foshnjen
me gji.
Në rast të reaksioneve të padëshirueshme, ndërpriteni përdorimin e produktit.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Të ruhet në temperaturë më të ulët se 30ºC.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Nuk përmban: gluten, laktozë.
Përbërësit
Alginat Magnezi, Simetikon, Fruktozë, Gomë Ksantan, Mjaltë, D- Panthenol, Ekstraktë të lëngëta të Althea Officinalis dhe Papaver Rhoeas, Oksid Zinku, Bikarbonat natriumi, Hidroksid Natriumi, S- Methyl P- Oxybenzoate, Shije Natyrale, Ujë i Purifikuar.
Compare

Description

Gastrotuss është një shurup me përmbajte bimore që ndihmon në trajtimit e refluksit, duke reduktuar ndjesinë e të vjellave, kollës, globit hipofaringeal (ndjesinë e trupit të huaj në fyt), gromësirat dhe ndjesinë e fryerjes së barkut. Përdoret gjithashtu në rastet e ezofagitit (inflamacionit të ezofagut) dhe kollës me djegje fyti.