GastroEV – 30 Tableta

2151 L

Indikacione
Gastro EV përdoret për lehtësimin e:
  • Gastritit
  • Gastralgjisë
  • Refluksin gastro-ezofageal
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin e produktit ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Rekomandohet të merrni 2-3 tableta në ditë, duke i përtypur ose duke i lënë të shkrijnë në gojë.
Paralajmërime
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një dietë të ekuilibruar, të larmishme si dhe të një mënyre jetese të shëndetshme.
MOS e përdorni:
  • Nëse jeni shtatzënë.
  • Nëse jeni të mbindjeshëm ndaj ndonjë prej përbërësve të produktit.
  • Në fëmijët nën 12 vjeç.
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni këtë suplement nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
Konsumimi i tepërt i këtij suplementi mund të shkaktojë efekt laksativ.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë, larg burimeve të nxehtësisë, në temperatura nën 30°C.
Mos e përdorni pas datës së skadencës. Data e skadencës i referohet produktit të ruajtur në mënyrën e duhur dhe i pahapur në paketimin e tij.
Përbërësit
Hidroksid Magnezi, Propolfenol (Ekstrakt Propolis), Ekstrakt i thatë i rezinës Chios Mastic, Ekstrakt i atomizuar i xhelit të gjethes Aloe, Vaj esencial të gjetheve të Mentes, Karboksimetilceluloza, Gomë arabike, Fruktozë, Ksilitol, Maltodekstrinë, Celulozë, Stearat vegjetal magnezi.
Compare

Description

Gastro EV është një suplement ushqimor me hidroksid magnezi dhe esktrakte bimore që ndihmon në lehtësimin e djegies, dhimbje së stomakut si dhe refluksin. Hidroksidi i magnezit neutralizon aciditetin e tepërt në stomak falë vetive alkaline. Ekstraktet bimore kanë veprim zbutës në mukozën e stomakut duke lehtësuar irritimin dhe ndjesinë e djegies.