Frezyderm Baby Liquid Talc është një pudër e lëngshme inovative, e formuluar për të mbrojtur dhe kujdesur për lëkurën delikate të foshnjës, duke ofruar një alternativë më të butë dhe praktike se pudrat tradicionale në formë pluhuri.I testuar dermatologjikisht – i sigurt për përdorim të përditshëm!
✔ Absorbon lagështirën e tepërt dhe mbron lëkurën.
✔ Krijon një shtresë të hollë mbrojtëse, duke parandaluar irritimet.
✔ Qetëson lëkurën dhe parandalon inflamacionet.
✔ I përshtatshëm edhe për djersitje të lartë tek të rriturit.
Përbërësit kryesorë:
Pluhur farmaceutik – Thith lagështirën e tepërt dhe ndihmon në parandalimin e skuqjes dhe acarimeve.
Ekstrakti i Kamomilit – Vepron si anti-inflamator dhe qetësues, duke mbrojtur lëkurën nga irritimet.
Indikacione:
Për foshnjat: Parandalon acarimet nga fërkimi i rrobave dhe lagështira.
Për të rriturit: Ideale për ata që vuajnë nga djersitja e tepërt.