Description
Pershkrimi i Produktit
Granulat Fluifort, tretësirë orale, përmbajnë lizinë e karbocisteinës si substancën aktive, e cila i përket grupit të barnave mukolitikë për kollën dhe të ftohurën. Karbocisteina ndihmon në hollimin e sekrecioneve mukozale në traktin respirator dhe në rivendosjen e viskozitetit dhe elasticitetit të këtyre sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes, si në ato të sipërme, ashtu edhe në ato të poshtme. Granulat Fluifort janë të efektshëm për lehtësimin e kollës nga e moderuara deri në të rëndë. Ky medikament rekomandohet për përdorim te të rriturit dhe fëmijët mbi 11 vjeç.
Perdorimi
Lexoni fletëudhëzuesin e barit ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Rekomandohet të merrni një bustinë në ditë. Treteni përmbajtjen e bustinës në gjysmë gote me ujë dhe përzijeni mirë.
Paralajmerime
MOS përdorni Fluifort në rastet e mëposhtme:
- Nëse jeni alergjik ndaj kripës së lizinës së karbocisteinës (monohidrat) ose ndaj ndonjë prej përbërësve të këtij medikamenti.
- Nëse keni ulçerë gastroduodenale, një çrregullim që prek stomakun ose pjesën e parë të zorrëve.
- Nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
- Nëse vuani nga Fenilketonuria, pasi ky medikament përmban Aspartame si ëmbëlsues.
MOS ia jepni Fluifort fëmijëve nën 11 vjeç.
Mbajeni larg fëmijëve.
MOS e përdorni këtë bar pas datës së skadencës. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Perberesit
Kripë lizine monohidrat i karbocisteinës e barabartë me 2,7 g Kripë të lizinës së karbocisteinës. Acid citric, Manitol, Povidon, Aromë naturale kedër, Aromë naturale portokall, Lëng portokalli, Apartam, Maltodekstrinë.