Fluifort 90 MG/ ML – Syrup 200 ML

720 L

Fluifort shurup me shije qershie ndihmon në hollimin e sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes, duke lehtësuar kollën dhe trajtuar sëmundjet respiratore. Ky medikament është i rekomanduar për të rriturit dhe fëmijët mbi 2 vjeç.

Compare

Description

Pershkrimi i Produktit

Fluifort shurup përmban karbocisteinen si përbërësin aktiv, e cila bën pjesë në grupin e barnave mukolitike. Karbocisteina ndihmon në hollimin e sekrecioneve mukozale në traktin respirator, duke rivendosur viskozitetin dhe elasticitetin e tyre si në rrugët e sipërme ashtu edhe në ato të poshtme të frymëmarrjes. Fluifort lehtëson kollën dhe ndihmon në trajtimin e sëmundjeve respiratore, si ato kronike ashtu edhe akute. Ky medikament rekomandohet për të rriturit dhe fëmijët mbi 2 vjeç.

Perdorimi

Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin e barit ose konsultohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit.

Dozimi i rekomanduar:

  • Të rriturit: 15 ml, 2-3 herë në ditë ose sipas këshillës së mjekut.
  • Fëmijët mbi 5 vjeç: 5 ml, 2-3 herë në ditë ose sipas këshillës së mjekut.
  • Fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç: 2,5 ml, 2-3 herë në ditë ose sipas këshillës së mjekut.
  • Fluifort 90 mg/ml shurup rekomandohet për përdorim në periudha të shkurtra trajtimi.

Paralajmerime

Mos merrni Fluifort në rastet e mëposhtme:

  • Nëse jeni alergjik ndaj kripës së lizinës së karbocisteinës (monohidrat) ose ndaj ndonjë prej përbërësve të këtij medikamenti.
  • Nëse vuani nga ulçera gastroduodenale, një çrregullim që prek stomakun ose pjesën e parë të zorrëve.
  • Nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
  • Nëse keni intolerancë ndaj glukozës, malabsorbim të glukozës-galaktozës ose mungesë të enzimës izomaltazë-sukrozë.
  • MOS e jepni Fluifort fëmijëve nën 2 vjeç.

Kujdes:

  • Fluifort 2,7 g/10 ml shurup përmban metil parahidroksibenzoat dhe propil parahidroksibenzoat, të cilat mund të shkaktojnë urtikarie.
  • Konsultohuni me mjekun tuaj nëse po merrni barna të tjerë.

Ruajeni në temperaturë deri në 25°C.
MOS e përdorni këtë bar pas datës së skadencës. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.

Perberesit

1 ml tretësirë përmban:

Lënda aktive: Kripë lizine monohidrat i karbocisteinës e barabartë me 90 mg kripë të lizinës së karbocisteinës.

Eksipientët: Sukrozë, Shije naturale qershie, Metilparahidroksibenzoat, Karamel, Ujë i Purifikuar.