Floradix AlpenKraft – Syrup 250 ML

1490 L

Shurup bimor, i cili përmban ekstrakte dhe distilate të shumë bimëve të dobishme si dhe mjaltë.

Compare

Description

Pershkrimi i Produktit

Floradix Alpenkraft është një suplement ushqimor në formë shurupi që përmban mjaltë, vajra eterikë, ekstrakte të shumë bimëve dhe përdoret për mirëfunksionimin e traktit respirator. Bimët e përzgjedhura e bëjnë këtë shurup të dobishëm për njerëzit të cilët janë në kontakt me ndotësit irritues siç janë tymi i duhanit, pluhuri apo gazrat industriale. Shurupi bimor ndihmon në lehtësimin e kollës dhe të zërit të ngjirur. I përshtatshëm për fëmijë, të rritur dhe vegjetarian.

Shurupi Bimor Alpenkraft është i dobishëm për : 

  • kanalet e frymëmarrjes.
  • dezinfekton e mukozes se gojës.
  • fytin
  • tharjen e fytit.
  • nxitjen e sekretimit të mukusit në rrugët e frymëmarrjes duke ndihmuar kështu në lehtësimin e kollës.
  • njomjen e fytit kur kërkohet qëndrimi në ambiente me ajër të thatë.
  • parandalim të ftohjes para dhe pas sezonës së dimrit.

Perdorimi

  • Fëmijët 6 deri 12 vjeç: 3 x 5 ml në ditë.
  • Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit: 3 x 10 ml në ditë.

Paralajmerime

Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo një mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
MOS e merrni këtë bar nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të tij.
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Të ruhet në temperaturë deri 25°C.
Nuk përmban: alkool, lëndë konservuese.

Perberesit

Ekstrakte Ujoro dhe Distillate( 33,4 %): Trumzës ( Thymus Vulgaris), Lules së Kamomilit ( Chamomilla Recutita), Lules së Blirit ( Tilia Cordata), Frytit të Anasonit ( Pimpinella Anisum), Frytit të Anasonit ( Pimpinella Anisum), Frytit të Koprës ( Foenicum Vulgare ), Bocave të Kulprës ( Humulus Lupulus ) Thartushës së Gjelbër ( Polygonum Aviculare). Ekstrakte të Pishës Malore ( Pinus Mugo), Ekstrakte të Jamballit ( Glycyrrhiza Glabra), Vajra Eterike ( 0,114 %) : Pishës Malore ( Pinus Mugo), Anasonit në Formë Ylli ( Illicum Verum), Koprës ( Foeniculum Vulgare) Limonit ( Citrus Limon), Eukaliptit ( Eucalyptus Globulus ), Mendrës ( Menthe Piperita ) Përbërës të tjerë : Sheqer, Mjaltë, Ekstrakt Malti ( Nga Elbi) Dendësues : Algjinat Natriumi.