Description
Fishat kanë një sipërfaqe me një shtresë enzimatike ku shpërhapet dhe oksidohet glukoza, duke prodhuar sinjale elektro-kimike, të cilat duke kaluar në elektroda prodhojnë elektricitet. Sasia e elektricitetit të prodhuar konvertohet në vlerën përkatëse të glukozës në gjak. Për një matje ekzakte të glicemisë dhe nga personat me shikim të dobësuar, sipërfaqja e dy anëve të fishës është e ndryshme dhe nëpërmjet prekjes kuptohet ana se nga duhet të futet fisha.