Description
Përshkrimi i Produktit
Doppelherz Irotec është një suplement ushqimor me hekur dhe Acid Folik i domosdoshëm tek femrat gjatë periudhës së shtatzanisë. Acid Folik luan një rol të rëndësishëm në ndarjen e rregullt të qelizave dhe indeve. Hekuri merr pjesë në sintezën e Hemglobinës e cila bën të mundur transportin e oksigjenit në gjak. Konsumi në nivele optimale i hekurit parandalon aneminë. Nuk përmban gluten dhe laktozë.
Tabletat e veshura me film Doppelherz IroTec lëshojnë sasi optimale hekuri dhe acidi folik. Marrja ditore e një tablete në fillim të shtatzënisë siguron nivele normale të hemoglobinës amtare dhe fetale, parandalon aneminë antenatale dhe ul rrezikun e defekteve të tubit nervor. Ky kombinim i hekurit dhe acidit folik gjithashtu ka një ndikim pozitiv në rezultatin e shtatzënisë.
Përdorimi
Përpara përdorimit, lexoni gjithmonë fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Rekomandohet të merrni 1 tabletë çdo ditë pas ushqimit me një gotë ujë.
Paralajmërime
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të ekuilibruar dhe të larmishme dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni në vend të thatë dhe jo mbi temperaturën 25°C.
Pa gluten dhe pa laktozë
Përbërësit
Microcrystalline cellulose, Ferrous sulphate, Hydroxypropyl methyl cellulose, Magnesium salts of fatty acids, Silicon dioxide, Cross-linked sodium carboxy methyl cellulose, Titanium dioxide, Fatty acids, Talc, Hydroxypropyl cellulose, Pterolymonoglutamic acid (Folic acid), Iron oxides and hydroxides