Dolokids 120 MG/5 ML – 100 M

386 L

Dolokids Shurup 120 mg/5 ml është një shurup me përmbajtje paracetamoli. Përmban paracetamol si lëndën e saj aktive. Përdoret për trajtimin e dhimbjes së lehtë deri në mesatare si: dhimbja e kokës, migrena, dhimbja e dhëmbit, spazmave dhe dhimbjes me origjinë të ndryshme. Indikohet gjithashtu për ethet, temperaturën dhe simptomat e të ftohurës së zakonshme. Shurupi rekomandohet të përdoret në fëmijë me peshë mbi 7.2 kg (përafërsisht 5-6 muaj).

Compare

Description

Udhëzime për përdorim
Përdoreni këtë bar siç është përshkruar në flëtëudhëzues ose sipas këshillës së doktorit apo farmacistit tuaj.
Për përdorim nga goja dhe për një kohë të shkurtër. Tundeni mirë përpara përdorimit. Përdorni shiringën brenda paketimit për të matur dozën me saktësi.
Dozimi
  • Në fëmijët mbi 10 vjeç është e rëndësishme të respektohet dozimi sipas peshës dhe jo në bazë të moshës.
  • Fëmijët me peshë ndërmjet 7 dhe 10 kg (përafërisht 6 dhe 18 muaj): 5 ml, të përsëritet nëse është e nevojshme pas 6 orësh pa tejkaluar 4 doza në ditë.
  • Fëmijët me peshë ndërmjet 11 dhe 12 kg (përafërsisht 18 dhe 24 muaj): 5 ml, të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh pa tejkaluar 6 doza në ditë.
  • Fëmijët me peshë ndërmjet 13 dhe 20 kg (përafërsisht 2 dhe 7 vjeç): 7.5-10 ml, të përsëritet nëse është e nevojshme pas 6 orësh pa tejkaluar 4 doza në ditë.
  • Fëmijët me peshë ndërmjet 21 dhe 25 kg (përafërsisht 6 dhe 10 vjeç) :10 ml, të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh pa tejkaluar 6 doza në ditë.
  • Fëmijët me pëshë 26 dhe 40 kg (përafërsisht 8 dhe 13 vjeç): 15-20 ml, të përsëritet nëse është e nevojshme pas 6 orësh, pa tejkaluar 4 doza në ditë.
  • Djemtë me peshë ndërmjet 41 dhe 50 kg (përafërsisht 12 dhe 15 vjeç): 20 ml të përsëritet nëse është e nejvoshme pas 4 orësh pa tejkaluar 6 doza në ditë.
Fëmijët që peshojnë më shumë se 50 kg (përafërsisht mbi 15 vjeç): 20 ml të përsëritet pas 4 orësh nëse është e nevojshme, pa tejkaluar 6 doza në ditë.