Description
Përshkrimi i Produktit
Emulsion micelar ndriçues I cili pastron dhe kujdeset në mënyrë efektive për lëkurën e ndjeshme të fytyrës, qafës dhe dekoltesë, të prirur ndaj njollave të pigmentit me origjinë të ndryshme — përfshirë edhe gjatë trajtimit për heqjen e tyre.
Kompleksi Melumin Tristage™ lufton në mënyrë efektive hiperpigmentimin në 3 fazat e formimit të tij:
- pengon aktivitetin e tirozinazës, duke reduktuar proceset e pigmentimit
- kufizon prodhimin e melaninës në melanozome, duke zvogëluar zonat ku formohet pigmenti
- bllokon transportin e melaninës drejt epidermës
Acidi laktobionik, një polihidroksiacid i gjeneratës së re, rregullon procesin e eksfolimit të qelizave të vdekura të lëkurës dhe stimulon fibroblastet për prodhimin e kolagjenit dhe fibrave të elastinës. Së bashku me D-Panthenolin, ato mbështesin procesin e shërimit të irritimeve dhe nxisin rigjenerimin e lëkurës.
Falë përmbajtjes së glicerinës, emulsioni ruan nivelin e duhur të hidratimit duke ndihmuar në lidhjen e ujit në epidermë dhe duke kufizuar humbjen e ujit përmes saj (TEWL).
Përdorimi
Apliko një sasi të vogël të produktit direkt në lëkurën e thatë të fytyrës dhe zonës së syve. Masazho butësisht me lëvizje rrethore derisa micelat të mbledhin mbetjet e grimës, papastërtitë dhe sebumin, pastaj shpëlaje mirë me ujë.
Përbërësit
Aqua, PEG-6 Caprylic/Capric Glycerides, Glycerin, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Niacinamide, Panthenol, Lactobionic Acid, Arctostaphylos Uva-Ursi Leaf Extract, Citric Acid, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Allantoin, Balanites Roxburghii Seed Oil, Sodium Ascorbyl Phosphate, Phosphatidylcholine, Propylene Glycol, Cholesterol, Ascorbyl Palmitate, Thioctic Acid, Disodium EDTA, Cetrimonium Chloride, Dehydroacetic Acid, Benzyl Alcohol, Polyacrylate Crosspolymer-11, T-Butyl Alcohol, Cetrimonium Bromide, Parfum.








