Dagesil Xhel 10 MG/G – 100 GR

574 L

Dagesil xhel përmban diklofenak një bar anti-inflamator që përdoret për lehtësimin e dhimbjes. Dagesil xhel përthithet lehtësisht dhe ul dhimbjen e muskujve, dhimbjen pas traumave, reumatizmën, dhimbjen e kyçeve dhe shpinës. Është e përshtatshme për të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç.

Compare

Description

Indikacione
Indikohet për:
  • Dhimbjen e lehtë deri në mesatare të muskujve
  • Hematoma
  • Lloje të ndryshme hematomash: Dhimbjen pas traumave
  • Format e lokalizuara të reumatizmës, osteoartritit të kyçeve periferike dhe shpinës.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Vendosni një shtresë të hollë të Dagesil në zonën e prekur, 3 deri në 4 herë në ditë. Kohëzgjatja e trajtimit varet nga indikacionet dhe përgjigja ndaj trajtimit.
Mund të përdoret si trajtim ndihmës në trajtimin me barna anti-inflamatorë jo steroidalë oralë.
Paralajmërime
MOS e përdorni Dagesil:
  • Nëse jeni alergjikë ndaj diklofenak ose ndaj përbërësve të tjerë të këtij bari.
  • Nëse jeni të mbindjeshëm ndaj acidit acetilsalicilik ose ndaj barnave të tjerë antiinflamatorë jo steroidalë të cilat mund të çojnë në astmë ose skuqje ose reaksione të tjera alergjike.
  • Nëse vuani nga insuficenca e veshkave.
  • Nën fëmijët nën 12 vjeç.
  • Në plagë të hapura.
MOS e ekspozoni zonën e trajtuar në diell.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të përdorni xhelin Dagesil:
  • Nëse jeni shtatzanë, planifikoni të mbeteni shtatzanë ose po ushqeheni me gji.
  • Nëse po trajtoheni ose keni marrë ose po merrni barna të tjerë.
  • Nëse keni histori të astmës ose ulçerës peptike.
Për përdorim të jashtëm.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës së shënuar në paketim.Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Ruajeni në paketim të mbyllur në temperaturë optimale prej 25°C.
Përbërësit
Lënda aktive është: diklofenak natriumi. Përbërësit e tjerë janë: hidroksid natriumi, hidroksietil celuloza, karbomer, propilenglikoli, trigliceride me zinxhir të mesëm, propilparaben (E216), metilparaben (E218) dhe Ujë i Purifikuar.