CONTRAHIST – 28 TABLETS

710 L

Contrahist përmban levocetirizinë, e cila është një antihistaminik që përdoret për të lehtësuar simptomat e alergjisë, si lotimi i syve, rrjedhja e hundës, kruarja e syve/hundës dhe teshtitja. Përdoret gjithashtu për lehtësimin e kruajtjes dhe urtikarisë. Ajo funksionon duke bllokuar një substancë natyrale (histamine) që trupi juaj prodhon gjatë një reaksioni alergjik.

Compare

Description

Indikacionet
Trajtimi simptomatik:
  • rinitit alergjik (përfshirë rinitin kronik alergjik),
  • urtikaria kronike idiopatike.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzimin ose konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç e lart rekomandohet të marrin 1 tabletë (5 mg) në ditë.
Përdorimi oral.
Paralajmërim
MOS merrni Contrahist:
  • Nëse jeni të mbindjeshëm (alergjik) ndaj levocetirizinës dihidroklorur, një medikamenti antiallergjik ose ndonjë prej përbërësve të tjerë të këtij ilaçi,
  • Nëse keni dëmtim të rëndë të funksionit të veshkave (insuficiencë renale e rëndë me pastrimin e kreatininës më pak se 10 ml/min).
  • Nëse keni probleme trashëgimore të intolerancës ndaj galaktozës, mungesës së laktazës Lapp ose keqpërthithjes së glukozës-galaktozës.
  • Në fëmijët nën 6 vjeç.
  • Me alkool.
Informacione të tjera
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve.
Përmban monohidrat laktozë.
Përbërësit
Substanca aktive është: Levocetirizine Dihydrochloride.
Përbërësit ndihmës: Celulozë mikrokristaline (Tipi 102), Monohidrat laktozë, Stearat Magnezi, Hipromeloza, Dioksidi i Titanit (E 171), Makrogol 400.