Codramol 600 MG – 40 Tableta

601 L

Codramol 400 mg me bustina është një bar që përdoret për lehtësimin e dhimbjes, inflamacionit dhe temperaturës. Trajton gjithashtu artritin dhe atrozën. Është i rëndësishëm për lehtësimin e ndrydhjeve dhe tendosjeve dhe sëmundjeve të kockave.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Codramol 400 mg përmban ibuprofen që ka efekt anti-inflamator. Trajton dhimbjen me origjinë të ndryshme dhe ul temperaturën. Është i indikuar në artritin rheumatoid, artrozë dhe në dhimbje e inflamacion të muskujve dhe kockave.
Indikacione
Indikohet në:
  • Trajtimin e dhimbjes: dhimbjeve të kokës, dhimbje dhëmbi, dhimbjes pas operacioneve, dhimbjes menstruale
  • Uljen e temperaturës
  • Trajtimin e artritit rheumatoid dhe artrozës
  • Trajtimin e proceseve akute dhe kronike reumatizmale dhe sëmundjeve të kockave me dhimbje dhe inflamacion.

 

Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Zbraseni përmbajtjen e një bustinë në gjysmë gote ujë dhe përzijeni.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 14 vjeç: Rekomandohet të merrni 1 bustinë Codramol çdo 8 orë. Nëse përjetoni shqetësime gastrike pas pirjes së këtij bari, shoqëroheni me qumësht ose gjatë vakteve. Doza maksimale ditore është 3 bustina në ditë.
Në pacientët me artrit rheumatoid kërkohet dozë më e lartë, nuk rekomandohet të tejkaloni 6 bustina Codramol në ditë.
Paralajmërime
MOS e merrni Codramol nëse:
  • Jeni alergjik ndaj ibuprofenit ose ndaj përbërësve të tjerë të Codramol.
  • Jeni alergjik ndaj barnave të tjerë si acid acetilsalicilik ose barnave të tjerë antiinflamatorë josteroidalë.
  • Keni patur ulçerë në stomak ose hemorragji, ulçerë duodenale ose keni vuajtur nga perforacioni në sistemin digjestiv.
  • Vuani nga insuficenca e rëndë kardiake.
  • Keni fenilketonuri pasi ky produkt përmban aspartame.
  • Jeni në tremujorin e tretë të shtatzanisë.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit nëse:
  • Keni patur ose keni ulçer, hemorragji ose perforacion në stomak ose duodem duke u manisfestuar me dhimbje barku të rëndë ose të vazhdueshme ose feçe të zeza ose pa simptoma.
  • Po merrni barna të tjerë që ndikojnë në koagulimin e gjakut si antikoagulantë oralë.
  • Vuani nga sëmundja Krohn ose koliti ulçeroz.
  • Vuani nga sëmundje të veshkave ose mëlçisë.
  • Keni astmë ose sëmundje tjetër respiratore.
  • Keni vuajtur nga sëmundje të zemrës ose hypertension, histori të atakeve cerebrale.
  • Jeni i moshuar mbi 65 vjeç.
  • Po merrni barna të tjerë.
  • Jeni shtatzanë ose po ushqeni me gji.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mbajeni larg dritës dhe lagështisë.
Përbërësit
Lënda aktive: Ibuprofen 400 mg
Lëndët e tjera: Argininë, Aspartam (E-951), Sheqer kompakt (Sukrozë), Bikarbonat natriumi, Sakarinë natriumi, Lauril Sulfat Natriumi, Shije mentoli (10.864580) Shenje mente (506041TP0504) përmban amidon misri pa gluten, Ujë i Purifikuar.