Description
Përshkrimi i produktit |
Shurupi Clarus 0.5 mg/ml përmban desloratadinë si lëndën e tij aktive që është një bar antihistaminik që përdoret për lehtësimin e reaksioneve alergjike dhe simptomat e tyre. Sjell lehtësim të simptomave të lidhura me rinitin alergjik (inflamacionin e rrugëve nazale të shkaktuara nga alergjia) në të rriturit dhe fëmijët nga 1 vjeç. Trajton simptomat që shoqërojnë urtikarien (irritim i lëkurës të shkaktura nga alergjia) duke përfshirë kruarjen, skuqjen dhe puçrat. Lehtëson simptomat për një ditë të plotë dhe ndihmon të riktheheni në aktivitetet tuaja dhe gjumin normal.
|
---|---|
Indikacione |
Indikohet për:
|
Udhëzime për përdorim |
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Matni sasinë e treguar të Clarus me ndihmën e mjetit matës të ofruar në paketim.
Gëlltiteni dozën e tretësirës orale dhe më pas pini pak ujë. Mund ta merrni këtë bar me ose pa ushqim.
Dozimi:
Të rriturit dhe adoleshentët nga 12 vjeç e më shumë: Rekomandohet të merrni 10 ml të tretësirës orale një herë në ditë.
Fëmijët nga 1 deri në 5 vjeç: Rekomandohet të merrni 2.5 ml tretësirë orale një herë në ditë.
Fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç: Rekomandohet të merrni 5 ml tretësirë orale një herë në ditë.
|
Paralajmërime |
MOS përdorni Clarus nëse:
Jeni alergjik ndaj desloratadinës ose ndonjë përbërësi tjetër të këtij bari
Jeni alergjik ndaj loratadinës.
MOS ia jepni këtë bar fëmijëve nën 1 vjeç.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni Clarus:
Clarus përmban sorbitol nëse mjeku juaj ju ka treguar që keni intolerancë ndaj disa sheqernave, kontaktoni me të.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni këtë bar larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës që është e shënuar në paketim pas EXP.
Mos e ruani mbi temperaturën 25°C. Ruajeni në paketimin original në mënyrë që ta ruani nga drita.
Të përdoret brenda 2 muajve pas hapjes.
|
Përbërësit |
Lënda aktive: Desloratadine
Eksipientët e tjerë: Tretësirë sorbitoli 70 %, Propilen glikoli, Sukralozë, Hipromelozë, Citrat Natriumi, Shije pjeshke, Acid citrik anhidër, Edetat disodik dhe Ujë i Purifikuar.
|