Description
Përshkrimi i Produktit
Caudalie VinoHydra Hyaluronic Serum është doza ideale e përditshme për hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm. I formuluar për të rikthyer nivelin optimal të lagështisë dhe për të ruajtur balancën hidratuese të lëkurës, ky serum me teksturë të lehtë qetëson, mbush dhe e bën lëkurën të duket më e freskët, e butë dhe rrezatuese. I pasuruar me acid hialuronik natyral, ujë rrushi organik dhe polifenole me veti të fuqishme antioksiduese, ofron hidratim të vazhdueshëm për 24 orë dhe mbron lëkurën nga agresorët e jashtëm.
Përbërësit kryesorë:
- Acidi hialuronik: Me origjinë 100% natyrale dhe i prodhuar përmes bioteknologjisë, zbut dhe hidraton sipërfaqen e lëkurës.
- Uji organik i rrushit: Lagështinë, qetëson dhe mbështet mikrobiomën e shëndetshme të lëkurës
- Polifenole: Ekstrakte të farës së rrushit me efekt antioksidues që mbrojnë kundër radikaleve të lira.
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes dhe mbrëmje në fytyrë dhe qafë, para kremit hidratues.
Përbërësit
AQUA/WATER/EAU, VITIS VINIFERA (GRAPE) FRUIT WATER, GLYCERIN, BUTYLENE GLYCOL, ETHYLHEXYL PALMITATE, PALMITOYL GRAPE SEED EXTRACT, POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, CAPRYLYL GLYCOL, SQUALANE, VITIS VINIFERA (GRAPE) JUICE, XANTHAN GUM, SORBITAN OLEATE, SODIUM CARBOXYMETHYL BETA-GLUCAN, CITRIC ACID, HYALURONIC ACID, SORBITAN LAURATE, SODIUM PHYTATE, SODIUM BENZOATE, SODIUM HYDROXIDE, DISODIUM ACETYL GLUCOSAMINE PHOSPHATE, POTASSIUM SORBATE, MYRISTYL MALATE PHOSPHONIC ACID, PARFUM (FRAGRANCE).