Cardiopirin 100 MG – 30 Tab

122 L

Cardiopirin rekomandohet të përdoret për parandalimin primar të sëmundjeve koronare të zemrës në pacientë me rrezik të lartë dhe parandalimin sekondar të sëmundjeve të zemrës dhe trurit të shkaktuar nga tromboza arteriale. Përdoret për të rritur mbi 18 vjeç.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Cardiopirin i formuluar me tableta përmban si lëndën aktive acidin acetilsalicilik që në doza të ulëta parandalon sëmundjet e zemrës dhe trurit të shkaktuar nga tromboza arteriale. Acidi acetilsalicilik i përket grupit të barnave të quajtur antikoagulantë, inhibitorë të agregimit trombocitar. Parandalon formimin e pllakave në gjak dhe trajton trombozën dhe goditjen ishemike. Trajton gjithashtu anginën e paqëndrueshme ose të paqëndrueshme.
Indikacione
Indikohet:
  • Për të zvogëluar rrezikun e mpiksjes së gjakut
  • Për të parandaluar shfaqjen e mëtejshme të sulmeve në zemër, goditje në tru
  • Probleme kardiovaskulare në pacientët që vuajnë nga angina  e qëndrueshme ose e paqëndrueshme (një lloj dhimbjeje në gjoks).
  • Për të parandaluar formimin e pllakëzave në gjak pas ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër për të zhbllokuar venat e gjakut.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin e barit ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Rruga e administrimit: nga goja
Tabletat duhet të gëlltiten të plota, me një gotë ujë të paktën gjysmë ore para ushqimit. Tabletat kanë veshje enterike që parandalon irritimin e zorrëve ndaj duhet të mos përtypen, të thyhen ose të shtypen.
Dozimi:
Dozimi i zakonshëm është: një tabletë në ditë.
Paralajmërime
MOS merrni Cardiopirin:
  • Nëse jeni alergjik ndaj përbërësve të këtij  bari
  • Nëse keni ulçer, probleme me stomakun ose me zorrët
  • Nëse keni dëmtime renale dhe hepatike
  • Nëse keni çrregullime të frymëmarrjes dhe reaksione të mbindjeshmërisë
  • Nëse keni tendencë patologjike për gjakrrjedhje
  • Nëse duhet të merrni metotreksat njëkohësisht në dozë më shumë se 15 mg në ditë
  • Në tremujorin e fundit të shtatzënisë.
Cardiopirin nuk rekomandohet për fëmijë dhe adoleshentë nën 18 vjeç.
Kujdes:
Kini kujdes të veçantë me Cardiopirin nëse:
  • Gjendja juaj shëndetësore nuk përmirësohet
  • Keni probleme serioze të veshkave, mëlçisë ose gastrointenstinale
  • Vuani nga sëmundje të tjera kronike dhe astma, urtikaria, polipet nazale dhe alergji të tjera si dhe nga pamjaftueshmëria e glukozë-6-fosfatdehidrogjenazës.
  • Mos konsumoni alkool gjatë marrjes së Cardiopirin.
  • Po mjekoheni me barna të tjerë.
  • Jeni të ndjeshëm ndaj analgjezikëve, antiinflamatorëve ose barnave të tjerë antireumatizmalë ose substancave alergjenike.
  • Po trajtoheni me përgatesa me barna antikoagulantë si kumarina ose derivate të heparinës pa përfshirë heparinën me dozë të ulët.
  • Nëse do i nënshtroheni një ndërhyrje kirurgjikale përfshirë dhe ato minore si (ndërhyrjet dentare) mund të ketë tendencë për gjakrrjedhje.
  • Për periudha të tejzgjatura ose në doza të larta.
Informacione të tjera
Mbani medikamentin larg fëmijëve.
Mos e ruani mbi 25°C.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Përbërësit
Lënda aktive: Acidi acetilsalicilik
Lëndët ndihmëse: Laktozë monohidrat, Amidon misri, Celulozë mikrokristalore, Acid stearik, Kopolimer acid metakrilik 30 %, Silicë anhidër koloidale, Talk, Citrat trietili, Oksid hekuri i verdhë.