Description
Përshkrimi i Produktit
Nebianax 3% është një tretësirë kripore e pasuruar me acid hialuronik, e cila përdoret për higjienën dhe mirëmbajtjen e hundës. Ajo ndihmon në pastrimin e hundës dhe hollimin e sekrecioneve, ndërsa acidi hialuronik hidraton rrugët e frymëmarrjes dhe mbron sipërfaqen e irrituar.
Indikacionet :
- Për higjienën e përditshme të hundës
- Për pastrimin e hundëve të thata ose të bllokuara
- Për lehtësimin e frymëmarrjes në rastet e rinitit, rinosinuzitit dhe sinusitit.
Përdorimi
- Për foshnjat: Hidhni disa pika në secilën vrimë të hundës, mundësisht para ushqyerjes ose gjumit.
- Për fëmijët dhe të rriturit: Aplikoni 1-3 flakonë në secilën vrimë të hundës, 2-3 herë në ditë.
Mënyra e aplikimit:
- Mbështeteni kokën mbrapa.
- Vendoseni aplikatorin në vrimën e hundës dhe shtypeni flakonin.
- Përsëriteni të njëjtin veprim në vrimën tjetër të hundës.
- Ngrini kokën për të ndihmuar largimin e mukusit dhe fshini çdo tepricë.
Paralajmërime
- Solucioni nuk është i injektueshëm.
- Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj para se ta përdorni në foshnje ose nëse jeni nën një trajtim mjekësor.
- Mbajeni larg fëmijëve.
- Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve
- të nxehtësisë. (jo në frigorifer)
- Pas përdorimit mbyllni flakonin.
- Duhet të ripërdoret brenda 12 orësh pas hapjes së parë
- Nuk përmban konservues.
Përbërësit
Klorur natriumi, Hialuronat natriumi, Fosfat kaliumi bibazik, Fosfat kaliumi monobazik, Ujë.