Description
Përshkrimi i produktit |
Brufen 400 mg përmban ibuprofen që i përket barnave të grupit të quajtur anti-inflamatorë kundër dhimbjes. Lehtëson dhimbjen dhe inflamacionit të gjendjeve si osteoartriti, artriti rheumatoid, atriti i shtyllës kurrizore, spondiliti ankiloz, kyçe të enjtura, shpatulla të ngrira, dhimbje të shpinës së poshtme, tërheqjeve dhe ndrydhjeve. Trajton gjithashtu gjendjet të shoqëruara me dhimbje dhëmbi, dhimbje pas operacioneve, dhimbjet menstruale dhe dhimbjen e kokës. Ibuprofen ka veti antipiretike duke ulur temperaturën e lartë.
|
---|---|
Indikacione |
Indikohet në:
|
Udhëzime për përdorim |
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacitin tuaj përpara përdorimit.
Merrini tabletat Brufen me ose pas ushqimit me një gotë ujë. Tabletat Brufen duhet të gëlltiten të plota jo të përtypen, thyhen, thërrmohen ose të mbahen në gjuhë për të parandaluar shqetësimin në gojë ose irritimin në fyt.
DOZIMI:
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Doza e zakonsihme është 600 deri në 1800 mg përgjatë gjithë ditës. Mjeku juaj mund tjua rrisë dozën në bazë të gjendjes për të cilën ju po trajtoheni; mos të tejkalozet doza 2400 mg në ditë.
Fëmijët- Doza e zakonshme është 20 mg për kg në bazë të peshës trupore në ditë, të dhëna në doza të ndara. Tabletat Brufen nuk duhet të merren nga fëmijët që peshojnë më pak se 7 kg.
Në rastet e artritit të rënduar juvenil mjeku juaj mund tjua rrisë dozën deri në 40 mg në doza të ndara.
|
Paralajmërime |
MOS merrni Brufen 400 mg nëse:
MOS e merrni Brufen me alkool.
MOS ia jepni Brufen 400 mg fëmijëve që peshojnë më pak se 7 kg.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të merrni Brufen 400 mg:
|
Informacione të tjera |
Mos e ruani mbi 25°C.
Mbajeni larg fëmijëve.
|
Përbërësit |
Lënda aktive: Ibuprofen
Lëndët inaktive: Celulozë mikrokristaline, Kroskarmelozë natriumi, Laktozë monohidrat, Silicë koloidal anhidër, Lauril sulfati i natriumit, Stearat magnezi, Opaspray e bardhë M-1-7111B (hipromelozë 2910 dhe dioksid titani) ngjyrues të thatë, e bardhë 06A28611 (ose një kombinim i Opaspray e bardhë M‐1‐7111B, hipromelozë dhe Talk).
|