Broncostop – Syrup 150 ML

584 L

Shurup për lehtësimin e çdo kolle të lidhur me një ftohje.

Compare

Description

Pershkrimi i Produktit

Bronchostop është një shurup me lëndë aktive krejtësisht bimore, për të zbutur kollën e thatë dhe për të siguruar ekspektorim në rast të kollës me sekrecione. Trumza është e njohur me shekuj si një ekspektorant, që largon sekrecionet.
Rrënja e mullagës është treguar të jetë efektive në lehtësimin e kollës së thatë, duke formuar një shtresë mbrojtëse në mukozën e irrituar dhe duke zvogëluar në këtë mënyrë nxitjen për kollitje.

  • Nuk shkakton përgjumje
  • Pa laktozë

Perdorimi

Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç : 10 ml çdo 3 orë deri 6 herë në ditë; doza maksimale ditore deri 60 ml.

Fëmijët nga 4 – 12 vjeç : 5 ml çdo 3 orë deri 6 herë në ditë; doza maksimale ditore deri 30 ml.

Fëmijët më pak se 4 vjeç : Përdorimi te fëmijët nën 4 vjeç nuk rekomandohet për shkak të mungesës së të dhënave dhe për shkak se duhet kërkuar këshilla mjekësore.

Paralajmerime

Kohëzgjatja e administrimit: Vetë-mjekimi me BRONCHOSTOP shurup duhet të kufizohet në 5 ditë. Nëse deri atëherë nuk shihni ndonjë përmirësim, ju duhet të vizitoni një mjek.

Perberesit

Ekstrakt i Thatë i Trumzës, Ekstrakt i Lëngshëm i Rrënjës së Mëllagës së Bardhë.