Description
Pershkrimi i Produktit
Bronax përmban lëndën aktive bromheksinë klorhidrat, e cila është një bar mukolitik, që përdoret për mjekimin e çrregullimeve të frymëmarrjes kur ato shoqërohen me mukus viskoz ose të tepërt. Ajo ndihmon në pastrimin e
sekrecioneve trakeobronkiale dhe në uljen e viskozitetit të këtyre sekrecioneve, çka shpie në përmirësimin e frymëmarrjes.
Bronax përdoret për:
● lëngëzimin e sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes në rastet e sëmundjeve bronkopulmonare akute e kronike, si: bronkit, emfizemë, trakeobronkit dhe bronkit astmatik kronik;
● parandalimin e ndërlikimeve të frymëmarrjes pas ndërhyrjeve kirurgjikale në kraharor;
● të shpejtuar ekspektorimin e lëndëve të huaja endobronkiale (mjete kontrasti të radiologjisë).
Perdorimi
Fëmijët deri në 1 vjeç rekomandohet të marrin 2.5 ml (1/2 lugë kafeje), 2 herë në ditë.
Fëmijët 1 – 5 vjeç rekomandohet të marrin 5 ml (1 lugë kafeje), 2 herë në ditë.
Fëmijët 6 – 12 vjeç rekomandohet të marrin 5 ml (1 lugë kafeje), 4 herë në ditë.
Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit rekomandohet të marrin 10 – 15 ml (2 – 3 lugë kafeje), 4 herë në ditë.