Description
Përshkrimi i Produktit
Nëse je një nënë që është gjithmonë në levizje, produkti që do ju ofrojë zgjidhjen për gjidhënien që i përshtatet jetës suaj aktive ëshhtë Babyono.
Pompa e cila nuk ka fisha lidhëse ju mundëson të ndërmerrni disa veprime njëherësh. Gjithçka ju duhet të bëni është ta fshihni në sytjenin tuaj të gjidhënies, do të pompojë qumësht lehtësisht.
Është një pompë e dyfishtë të cilën mund ta përdorni për njërin ose të dy gjinjtë, nisur nga rrethanat dhe nevojat. E lehtë për tju lejuar komoditet në lëvizje dhe fitim kohe.
Produkt inovativ pasi është një pompë e cila nuk përdor duart. Pompa nuk ka fishë lidhëse, ka baterinë e saj të inkorporuar. Është pompë me 3 faza dhe ofron 9 nivele të ndryshme të fuqisë së pompimit. Ka 3 versione prej të cilave mund të zgjidhni: stimulim laktacioni, pompim i fuqishëm dhe frekuencë të dyfishtë perfekte për të zbrazuar gjinjtë tuaj.
Është një metodë shumë higjenike dhe e sigurtë. Një membranë dhe valvulë speciale sigurojnë që qumeshti të mos depërtojë pompën dhe tubin. Në ekran vini re ciklin e punës dhe nivelin e thithjes së pompës. Po ashtu kohën e punës dhe statusin e baterisë. Falë butonave të mëdhenj, e përdorni lehtësisht pajisjen.