Description
Përshkrimi i Produktit
Një krem i koncentruar me 0.2% acid hialuronik të pastër dhe 6% niacinamide, i formuluar për të vepruar si në shenjat ashtu edhe në shkakun e plakjes së lëkurës.
Me kalimin e moshës, proceset natyrale të rinovimit qelizor ngadalësohen dhe qelizat e plakura përhapen më shpejt. Si përgjigje ndaj këtij fenomeni, Laboratorët Dermatologjikë Avène kanë zhvilluar Hyaluron Activ B3, një formulë e përqendruar që stimolon rigjenerimin qelizor, mbush lëkurën, dhe redukon rrudhat.
Rezultatet e dukshme:
- Që pas aplikimit të parë: lëkura duket më e lëmuar, e ushqyer dhe e ndritshme
- Pas 2 javësh: lëkura ndjehet më e fortë dhe rrudhat duken të reduktuara
Përbërësit aktivë:
- Acid hialuronik i pastër 0.2% (me peshë molekulare të lartë dhe të ulët): hidraton thellësisht dhe mbush rrudhat
- Niacinamide 6%: nxit rigjenerimin qelizor, përmirëson strukturën e lëkurës dhe redukton shenjat e plakjes
Avantazhet:
- Teksturë kadifeje, me aromë delikate, që i jep lëkurës ndjesi rehatie
- Baza ideale për grim
- Me 92% përbërës me origjinë natyrale
- Në kavanoz qelqi të rimbushshëm 100%, miqësor me mjedisin
Përdorimi
Aplikojeni ne mengjes dhe/ose ne mbremje ne fytyre, qafe dhe dekolte vetem ose pas serumit.