Description
Përshkrimi i Produktit
Avène Sun Cleanance Sunscreen Teinté SPF 50 është formuluar posaçërisht për lëkurat sensitive, të yndyrshme dhe me imperfeksione, duke kombinuar mbrojtjen shumë të lartë nga dielli me përkujdesjen e synuar për tipin e lëkurës.
Në zemër të formulës qëndron kompleksi ekskluziv Sunsitive®, i zhvilluar nga laboratorët Pierre Fabre, i cili përfshin:
- Sistem të patentuar me 4 filtra, që ofron mbrojtje të gjerë dhe të qëndrueshme ndaj rrezeve UVA dhe UVB, me tolerancë të lartë nga lëkura.
- Kompleks antioksidant unik (Pre-tocopheryl + Thialidine), që mbron qelizat nga dëmet e shkaktuara nga stresi oksidativ.
- Ujë Termal Avène, me veti zbutëse dhe qetësuese për lëkurën e irrituar.
Formula me efekt “bare skin” lë një shtresë të padukshme në lëkurë, pa ndjesi rëndese apo yndyre.
E pasuruar me Monolaurin, një përbërës aktiv me veprim sebo-rregullues, ndihmon në kontrollin e yndyrës dhe e matifikon lëkurën, duke unifikuar njëkohësisht tonin e saj.
Ambalazhi me pompë pa ajër është praktik dhe higjienik, duke siguruar dozën e duhur për çdo përdorim.
Përdorimi
- Të aplikohet 30 minuta para ekspozimit në diell.
- Rinovoni shpesh aplikimin për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas djersitjes ose notit.