Description
Përshkrimi i Produktit
Zbuloni një çehre më të ndritshme dhe më të rafinuar me këtë xhel eksfoliues të butë, i cili largon papastërtitë sipërfaqësore, qelizat e vdekura dhe ndihmon në hapjen e poreve. Formula e tij e lehtë përmirëson strukturën e lëkurës pa e irrituar, duke i dhënë një ndjesi butësie dhe freskie.
Falë rruazave eksfoliuese të biodegradueshme dhe përbërësve zbutës, lëkura bëhet më e lëmuar dhe më e ndritshme, ndërsa trajtimet që aplikohen më pas përthithen më mirë.
Përfitimet kryesore:
- Eksfolion butësisht pa irritim
- Ndihmon në rigjenerimin e sipërfaqes së lëkurës
- Largon qelizat e vdekura dhe papastërtitë
- Përmirëson ndriçimin dhe uniformitetin e çehres
- Rruaza eksfoliuese të biodegradueshme
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës
Përdorimi
Aplikojeni një ose dy herë në javë, në lëkurë të pastër – të thatë ose të lagur . Masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore dhe më pas shpëlajeni plotësisht me ujë të vakët.
Për një ndjesi shtesë freskie dhe qetësie, përfundoni ritualin duke spërkatur fytyrën me një mjegull të imët të ujit termal Avène.
Përbërësit
- Beads Celuloze + Jojoba Wax (Rruaza Biodegradueses):
Rruaza të biodegradueshme që heqin fizikisht qelizat e vdekura të lëkurës, duke ofruar eksfoliim të butë dhe efektiv. - Niacinamide + Sodium Salicylate:
Përshpejtojnë procesin e eksfolimit duke shpërbërë dhe larguar qelizat e vdekura të lëkurës, duke përmirësuar ndriçimin dhe strukturën e saj. - Zinc Gluconate:
Qetëson lëkurën dhe ndihmon në zvogëlimin e irritimeve, duke i dhënë lëkurës një ndjesi freskie dhe butësie. - Ujë Termal Avène:
Ofron veti qetësuese dhe zbutëse, duke ndihmuar në rivendosjen e ekuilibrit të lëkurës dhe mbrojtjen e saj natyrale.