Aspirin Plus C 400+240 MG – 10 Tableta Ef

326 L

AspirinPlus C është një tablet eferveshente që përmban acid acetilsalicilik, një antiinflamator jo steroid i cili lehtëson dhimbjet, ul temperaturën dhe ka veti anti-inflamatore. Gjithashtu përmban acid askorbik (Vitaminë C) e cila rrit rezistencën e trupit gjatë infeksioneve dhe aktivitetit fizik. AspirinPlus përdoret në lehtësimin e dhimbjeve të kokës, dhëmbit, fytit, shpinës, muskujve dhe kyceve, dhimbje të lehta nga artriti si dhe në dhimbjet menstruale. Gjithashtu lehtëson simptomat e ftohjes dhe gripit si temperatura dhe këputja.

Compare

Description

Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Nëse mjeku ose farmacisti juaj nuk ju udhëzon ndryshe, gjithmonë ndiqni këto udhëzime.
Aspirin Plus C tablet tretet në një gotë me ujë.
Rekomandohet të merrni:
  • Fëmijët mbi 12 vjeç – 60 mg/kg peshë trupore, e ndarë në 4 deri në 6 doza, doza e rekomanduar në një marrje është 1 tabletë eferveshente (400 mg).
  •  Të rriturit – 1 deri në 2 tableta eferveshente në një doze të vetme, dozën tjetër mund ta merrni pas 4 deri në 8 orë. Doza maksimale ditore është 10 tableta eferveshente (4000 mg acid acetilsalicilik).
Paralajmërime
MOS e përdorni nëse:
  • Ju keni mbindjeshmëri ndaj acidit acetilsalicilik, acid askorbik, salicilateve ose ndonjë prej përbërësve të tjerë
  • Keni pasur një krizë astme pasi keni përdorur barna të tjera anti-inflamatore
  • Vuani nga ulçera gastrointestinale
  • Keni prirje për hemorragji
  • Keni dëmtime të rënda të mëlçisë ose veshkave
  • Keni insuficiencë kardiake
  • Jeni duke përdorur metotreksat në doza prej 15 mg/në javë ose më shumë
  • Jeni në tre muajt e fundit të shtatzanisë
  • Jeni nën moshën 12 vjeç.
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit nëse:
  • Keni planifikuar një ndërhyrje kirurgjikale ose keni pasur një operacion kohët e fundit
  • Vuani nga një sëmundje inflamatore e kyçeve
  • Keni një tendencë për gurë oksalate në veshka
  • Po planifikoni të ngelni shtatzënë.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e
shënuar në kuti.
Ruajeni në temperaturë ambienti, jo mbi 25°C.
Përbërësit
Acid Acetilsalicilik, Acid Askorbik.