Aspirin 500 MG – 20 Tableta Eff

206 L

Aspirin Bayer janë tableta me 500 mg acid acetilsalicilik që përdoren për të lehtësuar dhimbjen, për të ulur temperaturën dhe për të reduktuar inflamacionin.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Aspirina përmban acid acetilsalicilik i cili është një bar me efekt analgjezik, antipiretik dhe anti-inflamator (anti-inflamator /analgjezik josteroid)
  •  Efekti analgjezik ndodh për shkak se acidi acetilsalicilik frenon formimin e disa substancave speciale në inde (prostaglandinat) që rrisin ndjeshmërinë ndaj dhimbjes.
  •  Ulja e temperaturës së rritur trupore ndodh për shkak të faktit se acidi acetilsalicilik rrit çlirimin e nxehtësisë së trupit.
Indikacione
  • Lehtëson dhimbjet, ethet dhe inflamacionin.
  • Për dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, dhimbje të kyçeve dhe muskujve si dhe dhimbje menstruale.
  • Nga mosha 12 vjeç. Nga mosha 18 vjeç edhe per ethet.
Udhëzime për përdorim
• Përdorni gjithmonë Aspirin 500 saktësisht siç shkruhet në fletëudhëzues ose pyesni mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt se si ta merrni këtë bar.
• Merrni tabletat e Aspirin 500 me shumë lëngje ( 1 gotë ujë).
• Ju nuk duhet të merrni Aspirinë në stomak bosh.
Dozimi:
Nëse nuk përshkruhet ndryshe nga mjeku juaj, doza e zakonshme është:
Mosha Doza e vetme Doza totale ditore
Fëmijë * të moshës mbi 12 vjeç 1 tabletë Deri në 3 tableta
Adoleshentët * dhe të rriturit 1-2 tableta 3-6 tableta
* Aspirina 500 nuk duhet të merret nga fëmijët ose adoleshentët  për të ulur temperaturën përveç rasteve kur ata janë udhëzuar ta bëjnë këtë gjë nga një mjek dhe masat e tjera terapeutike nuk kanë dhënë rezultat. Të vjellat e zgjatura në lidhje me sëmundje të tilla mund të jenë një shenjë e sindromës Reye, një sëmundje shumë e rrallë por e rrezikshme për jetën e cila kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Kohëzgjatja e administrimit:
  • Doza e vetme mund të ripërsëritet pas 4 – 8 orësh nëse është e nevojshme, dhe jo më tepër se 3 doza në ditë.
  • Mos merrni Aspirin 500 për më shumë se 4 ditë.
Paralajmërime
MOS e përdorni këtë produkt:
  • Nëse jeni alergjik ndaj acidit acetilsalicilik, salicilateve të tjera ose ndonjë prej përbërësve të tjerë të Aspirin 500.
  • Nëse keni ulçer akute të stomakut ose duodenit.
  •  Nëse keni një tendencë të rritur për hemoragji.
  •  Para operacionit.
  • Nëse keni mosfunksionim të mëlçisë ose veshkave.
  •  Nëse keni insuficiencë të rëndë, jo të stabilizuar të zemrës (insuficiencë kardiake).
  •  Nëse jeni duke marrë njëkohësisht 15 mg ose më shumë metotreksat në javë.
  •  Nëse vuani nga mungesa e rëndë e glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës (G6PD).
  • Gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë.
Kujdes:
Tregoni mjekut ose farmacistit tuaj:
• Nëse jeni duke përdorur apo keni përdorur së fundmi barna të tjera.
• Nëse jeni alergjik ndaj analgjezikëve të tjerë /barnave anti-inflamatore kundër rheumatizmës ose substancave të tjera alergjike.
• Nëse keni funksion të dëmtuar të mëlçisë ose veshkave.
• Nëse vuani nga alergjia, astma ose polipet në hundë.
• Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji.
Informacione të tjera
Kushtet e ruajtjes
Mbajeni këtë bar larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës e cila është stampuar në blister dhe kutinë e kartonit.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Të mos ruhet mbi 25°C.

 

Përbërësit
Lënda aktive: Acid acetilsalicilik. 1 tabletë përmban 500 mg acid acetilsalicilik.
Përbërësit e tjerë: Pluhur celuloze, Amidon misri.