Description
Përshkrimi i Produktit
Aptamil Pronutra 4 është një qumësht për rritje, i formuluar posaçërisht për fëmijët nga 2 deri në 3 vjeç, duke ofruar lëndë ushqyese të rëndësishme për zhvillimin e tyre.
Përmban :
✔ GOS/FOS – Përzierje prebiotikësh që mbështesin tretjen e shëndetshme.
✔ Hekur – Thelbësor për zhvillimin normal të trurit.
✔ Vitamina D – Mbështet sistemin imunitar dhe ndihmon në shëndetin e kockave.
🍼 Përshtatet si pjesë e një diete të larmishme për fëmijët deri 2-3 vjeç.
Përdorimi
- Lani dhe sterilizoni të gjitha shishet dhe biberonat.
- Ziejeni ujin dhe lëreni të ftohet deri në 40°C. Masni sasinë e duhur të ujit (referohuni instruksioneve të ushqyerjes) për në shishen e sterilizuar.
- Përdorni lugën që ndodhet në paketim dhe nivelojeni çdo lugë me thikë të pastër.
- Shtoni sasinë e duhur të pluhurit në ujë. (referohuni instruksioneve të ushqyerjes).
- Tundeni vertikalisht për 10 sekonda derisa pluhuri të tretet.
- Ftoheni shishen derisa të arrijë temperaturën 37°C.
Paralajmërime
- Aptamil Pronutra 4 nuk mund të përdoret si zëvendësues i qumështit të gjirit.
- MOS i ngrohni përgatitjet në mikrovalë.
- MOS e ripërdorni qumështin e papërfunduar.
- MOS e vendosni në frigorifer.
- Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të përdorni Aptamil 4 Pronutra Advance.
- Dozimi jo i duhur mund të çojë në dëmtimin e shëndetit ose vlera të pamjaftueshme ushqimore për foshnjën tuaj.
- Të përdoret brenda 3 javëve pas hapjes.
- Përmban peshk, qumësht dhe sojë që mund të jetë burim i alergjive.
- Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë.
Përbërësit
Laktoza (nga qumështi), qumështi i skremuar, hirra e demineralizuar (nga qumështi), vajra bimorë (vaj palme, vaj luledielli, vaj rapeseed), galakto-oligosakarid (nga qumështi), maltodekstrin, koncentrat të proteinave të hirrë (nga qumështi) frukto-oligosakarid, tri citrat kaliumi, tri citrat natriumi, acid L-askorbik, klorur magnezi, L-askorbat natriumi, sulfat hekuri, taurinë, aromë (vanilinë), klorur koline, lecitinë soje, klorur kaliumi, sufat zinku, acetat DL-alfa tokoferili, nikotinamid kalcium, D-pantotenati, kolekalciferoli, acid pteroilmonoglutamik, sulfat kuprik, acetat retinili fitomenadione, D-biotinë, palmitate retinili, DL-alfa-tokoferili, hidroklour tiamine, hidroklorur pirodiksine, sulfat mangani, jodur kaliumi, selenit natriumi, Cianokobalaminë.