Aptamil – Pronutra 1 (0-6 months) 800 Gr

2500 L

Qumësht formulë për foshnja më të vogla se 6 muajshe.

Compare

Description

Përshkrimi i Produktit  

Aptamil 1 Pronutra është një formulë e përshtatshme për foshnjat nga lindja deri në 6 muaj, kur ushqyerja me gji nuk është e mundur.

Qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për foshnjat, pasi përmban të gjithë përbërësit e nevojshëm për rritje dhe një sistem imunitar të fortë.

✔ Përzierje prebiotikësh – Mbështet zhvillimin e një mikroflore të shëndetshme intestinale.
✔ Hekur & Vitamina A, C, D – Ndihmojnë në mbështetjen e sistemit imunitar dhe zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës.
✔ Lëndë ushqyese thelbësore – Siguron përbërësit e nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin optimal.

🍼 I përshtatshëm si pjesë e një diete të balancuar për foshnjat nga lindja deri në 6 muaj.

Përdorimi
  1. Lani dhe sterilizoni të gjitha shishet dhe majat e biberonave.
  2. Zijeni ujin e freskët dhe lëreni të ftohet deri në 40°C. Masni sasinë e duhur të ujit (referohuni udhëzimeve të ushqyerjes).
  3. Përdoni lugën e vendosur në paketim dhe niveloni çdo lugë me pjesën e mbrapme të thikës.
  4. Shtoni sasinë e duhur të pluhurit në ujë (referohuni udhëzimeve të ushqyerjes).
  5. Tundeni vertikalisht për 10 sekonda derisa pluhuri të tretet.
  6. Ftoheni nën ujin e çezmës derisa të arrijë në temperaturën 37°C.

 

Paralajmërime
  • Aptamil Pronutra 1 nuk duhet të përdoret si zëvendësues për qumështin e gjirit gjatë 6 muajve të parë të jetës.
  • MOS i ngrohni përgatitjet në mikrovalë.
  • MOS ripërdorni përgatitje të papërfunduara.
  • MOS i vendosni në frigrorifer.
  • Dozimet e pasakta mund të çojë në dëmtimin e shëndetin ose në pamjaftueshmëri të vlerave ushqimore të fëmijës suaj.
  • Të përdoret brenda 3 javëve pas hapjes.
  • Përmban peshk, qumësht dhe sojë që mund të jenë burim alergjie
  • Ruajeni pluhurin në vend të freskët dhe të thatë.

 

Përbërësit

Laktozë (nga qumështi i  lopës), Qumësht i skremuar, Vajra bimore (Vaj luledielli, Vaj kokosi, Vaj palme, Vaj Rapeseed, Vaj lulediell oleik i lartë),  Hirrë e demineralizuar ( nga qumështi i lopës), Galakto-oligosakaride (nga qumështi i lopës), Koncetrat hirre (nga qumështi i lopës), Frukto-oligosakaride, Fosfat kalciumi, Vaj peshku, Proteinë hirre (nga qumështi i lopës), Klorur kaliumi, Citrat kaliumi, Fosfat hidrogjeni magnezi, Vaj nga mortierella alpina, Karbonat kalciumi, Klorur koline, Citrat natriumi, Acid L-askorbik, Lecitine soje, Taurine klorur natriumi, Inositol, Klorur magnezi, Sulfat hekuri, L-Triptofan, L-askorbat natriumi, L-Karnitine, Sulfat zinku, Citidinë 5’-monofosfati, Kripë uridinë-5’-monofosfati, Nikotinamid, D-pantotenat kalciumi, Acetat DL-alfa tokoferil, Guanozine 5’ monofosfati kripë e natriumit, Sulfat bakri, Tokoferil DL-alfa, Palmitat retinili, Riboflavinë, Hidroklorur tiaminë, Hidroklorur piridoksinë, Jodur kaliumi, Acid pteroilmonoglutamik, Sulfat manganezi, Fitomenadione, Selenit natriumi, Kolekalciferol, D-biotinë, Cianocobalaminë.