Description
Përshkrimi i Produktit
Formulim i posaçëm për rritje dhe zhvillim optimal
✔ Pasur me DHA & ARA – Mbështet zhvillimin e trurit dhe të shikimit.
✔ I pasur me kalori & proteina – Për të përmbushur nevojat unike ushqyese të foshnjave të parakohshme.
✔ Lehtë i tretshëm – Formula e përshtatur për sistemin e ndjeshëm tretës të foshnjave.
✔ Pa aditivë artificialë – Siguron një dietë të sigurt dhe të balancuar.
Formulë 800g, e përshtatshme për foshnjat deri në 6 muaj.
Përdorimi
- Lani dhe sterilizoni të gjitha shishet dhe biberonat.
- Ziejeni ujin dhe lëreni të ftohet deri në 40°C. Masni sasinë e duhur të ujit (referohuni instruksioneve të ushqyerjes) për në shishen e sterilizuar.
- Përdorni lugën që ndodhet në paketim dhe nivelojeni çdo lugë me thikë të pastër.
- Shtoni sasinë e duhur të pluhurit në ujë. (referohuni instruksioneve të ushqyerjes).
- Tundeni vertikalisht për 10 sekonda derisa pluhuri të tretet.
- Ftoheni shishen derisa të arrijë temperaturën 37°C.
Paralajmërime
- MOS i ngrohni përgatitjet në mikrovalë.
- MOS ripërdorni ushqimin e papërfunduar.
- MOS i vendosni në frigorifer.
- Këshillohuni me mjekun përpara përdorimit të Aptamil Proexpert Premature.
- Dozat jokorrekte mund të rezultojë në dëmtimin e shëndetin ose vlera të pamjaftueshme ushqimore për beben tuaj.
- Të përdoret brenda 3 javëve pas hapjes.
- Përmban peshk, qumësht dhe sojë që mund të jenë burim të alergjisë.
- Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë, larg burimeve të dritës dhe nxehtësisë.
Përbërësit
Laktozë (nga qumështi), Pluhur qumështi i skremuar, Vajra bimore (Lulediell, Kokos, Sojë, Palmë, Vaj Evening primrose, Vaj nga një qelizë e vetme) Shurup glukoze, Koncentrat i proteinës së hirrës (nga qumështi), Galaktooligosakaride (nga qumështi), Trigliceride me zinxhir të mesëm (MCT), Lipide të vezës, Vaj peshku, Fruktooligosakaride, Fosfat trikalciumi, Karbonat kalciumi, Citrat trinatriumi, Klorur natriumi, Klorur magnezi, Inozitol, Acid L-askorbik, Citrat trikaliumi, Klorur koline, Lecitinë e sojës, Acetat DL-alfa tokoferili, Taurinë, Sulfat hekuri, Acetat retinel, Sulfat zinku, Nikotinamid, Citidinë 5’-monofosfat, L-karnitinë, Kripë e natriumit të Uridinë 5’-monofosfat, D-pantotenat kalciumi, Kripë e natriumit inozinë 5’-monofosfatit, Kolekalciferol, Adenozinë 5-monofosfat, Sulfat bakri, Kripë e natriumit guanozinë 5’’-monofosfat, Palmitat i retinilit, Hidroklorur tiamine, DL-alfa tokoferol, Hidroklorur pirodoksinë, Riboflavinë, Acid pteroilmonoglutamik, Cianokobalaminë, Jodur kaliumi, Sulfat mangani, Selenit natriumi, Fitomenadion, D-biotinë.