Description
Përshkrimi i Produktit
Aptamil Sensitive është një qumësht formulë i specializuar dhe i dizajnuar për foshnjat me probleme tretjeje ose alergji që nga lindja. Kjo formulë ofron të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për një rritje të shëndetshme, ndërkohë që është e butë për stomakun e foshnjës suaj.
Përfitimet kryesore:
✔ Ideal për foshnjat me alergji ndaj proteinës së qumështit të lopës – Ofron një mundësi alternative të sigurt dhe të balancuar ushqyese.
✔ Përshtatje për foshnjat me intolerancë ndaj laktozës – Formula e lehtë për t’u tretur për foshnjat me probleme të tretjes.
✔ Lëndë ushqyese të plota dhe të nevojshme për rritjen e shëndetshme – Siguron zhvillimin e duhur për foshnjat me nevoja të veçanta ushqimore.
🍼 Përshtatshëm për foshnjat me probleme tretjeje ose alergji që nga lindja.
Përdorimi
- Gjithmonë lani duart dhe pastroni çdo gjë për përgatitjen e ushqimit.
- Sterilizoni shishen dhe biberonin duke i zier në ujë për 10 minuta.
- Zjeni ujë të pastër të pijshëm për 10 minuta dhe lëreni të ftohet ne 37 Grade. Referohuni tabelës së ushqyerjes dhe shtoni sasinë e duhur të ujit të vakët të zier më parë në shishen e sterilizuar.
- Shtoni sasinë e duhur të lugëve të niveluara me pluhur. Nivelojeni lugën me thikë.
- Mbylleni shishen dhe tundeni derisa pluhuri të tretet. Kontrollojeni temperaturën e përgatitjes në pjesën e brendshme të kyçit. Përdoreni ushqimin menjëherë pas përgatitjes.
Paralajmërime
- MOS i ngrohni përgatitjet në mikrovalë.
- MOS ripërdorni ushqimin e papërfunduar.
- MOS i vendosni në frigorifer.
- Këshillohuni me mjekun përpara përdorimit të Aptamil Pregomin Allergy Digestive Care.
- Dozat jo të duhura mund të shkaktojnë dëmtimin e shëndetit ose vlera të pamjaftueshme ushqimore për beben tuaj.
- Të përdoret brenda 3 javëve pas hapjes.
- Përmban peshk dhe qumësht që mund të jenë burim të alergjisë.
- Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë, larg burimeve të dritës dhe nxehtësisë.
Përbërësit
Shurup glukoze, Proteinë e hirrës e hidrolizuar (qumështi), Trigliceride me zinxhir të mesëm (Vaj kokosi dhe/ose vaj palme), Vajra bimorë (Rapessed, Lulediell, Vaj palme dhe vaj Mortierella Alpina, Vaj ekstra i lulediellit), Maltodekstrinë, Fosfat kalciumi, Citrat kaliumi, Emulgatorë: Ester të acidit citrik të mono dhe diglicerideve, Vaj peshku, Klorur kalciumi, Dihidrogjen fosfati i kaliumit, Klorur koline, Hidrogjen fosfati i magnezit, Acid L-askorbik, Inozitol, Tuarinë, Klorur natriumi, Klorur kaliumi, L-karnitinë, Sulfat hekuri, Sulfat zinku, Acetat DL-alfa tokoferili, Kripë e natriumit e Uridinë 5’-monofosfatit , Citidinë 5’-monofosfat, Palmitati askorbili, D-pantotenat kalciumi, Adenozinë 5’-monofosfat, Inozinë 5’-monofosfat kripë e natriumit, Nikotinamid, DL-alfa tokoferol, Guanozinë 5’-monofosfat kripë e natriumit, Sulfat bakri, Riboflavinë, Palmitati i retinilit, Hidroklorur tiamine, Hidroklorur piridoksine, Jodur kaliumi, Acid pteroilmonoglutamik, Selenit natriumi, Sulfat mangani, Fitomenadion, D-biotinë, Kolekalciferol, Cianokobalaminë