Description
Përshkrimi i Produktit
Aptamil Organic 2 është një formulë qumështi e përshtatshme për foshnjat nga mosha 6 muajshe, e krijuar për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës suaj.
Përmban :
✔ Prebiotikë, Hekur, Vitamina A, C, D – Ndihmojnë në përmirësimin e sistemit imunitar dhe zhvillimin e përgjithshëm të foshnjës.
✔ DHA-Omega 3 – Për zhvillimin optimal të trurit dhe shikimit.
✔ Ushqim i balancuar – I përshtatshëm për fëmijët që nuk mund të ushqehen me gji.
Përdorimi
- Vloni 1 litër ujë të freskët. Lëreni enën të ftohet për 30 minuta.
- Matni sasinë e kërkuar të ujit (referojuni udhëzuesit) në një shishe të sterilizuar.
- Mos përdorni ujë të zier në mënyrë të përsëritur.
- Shtoni masën e saktë të pluhurit në ujë.
- (Shtimi i më tepër ose më pak i pluhurit mund të jetë i dëmshëm).
- Shishen me përgatitjen e krijuar tundeni për të paktën 10 sekonda, derisa pluhuri të tretet.
- Kontrolloni temperaturën para se të ushqeni foshnjën.