Description
Përshkrimi i Produktit
Aptamil Lactose Free është një qumësht formulë i dizajnuar për foshnjat nga lindja dhe në vazhdim, që nuk përmban laktozë. Kjo formulë përdoret për të plotësuar nevojat ushqimore të bebeve në fazat e para të zhvillimit të tyre, duke ofruar një mundësi alternative për foshnjat me intolerancë ndaj laktozës.
Përfitimet kryesore:
✔ Pa laktozë – I përshtatshëm për foshnjat që kanë probleme me tretjen e laktozës.
✔ Plotëson nevojat ushqimore të foshnjave – Ofron lëndët ushqyese të nevojshme për zhvillimin dhe rritjen e shëndetshme të foshnjës.
✔ Për foshnjat që nuk kanë alergji ndaj proteinës së qumështit të lopës – Nuk është i përshtatshëm për foshnjat që janë alergjikë ndaj proteinës së qumështit të lopës.
🍼 I përshtatshëm për foshnjat me intolerancë ndaj laktozës, që nga lindja e më pas.
Përdorimi
- Gjithmonë lani duart tuaja dhe sterilizoni shishet, biberonat ose gotat duke i zier në ujë për 10 minuta.
- Zijeni ujin e pijshëm të pastër për 10 minuta, lëreni të ftohet.
- Hidhni sasinë e duhur të ujit të vakët të zier më parë në shishe/gotë të sterilizuar.(referohuni manualit të ushqyerjes).
- Shtoni numrin e duhur të lugëve të niveluara të pluhurit Aptamil Lactose Free. Niveloni çdo lugë me thikë të pastër.
- Mbylleni shishen/gotën dhe tundeni mirë derisa pluhuri të tretet plotësisht. Vendoseni biberonin e sterilizuar në shishe.
- Kontrollojeni temperaturën e qumështit në brendësi të kyçit. Përdoreni menjëherë pas përgatitjes.
Paralajmërime
- Kurrë mos ripërdorni përgatitje të papërfunduara, hidhini menjëherë.
- MOS i ngrohni përgatitjet në mikrovalë, rrezik nga mbinxehja.
- MOS i vendosni në frigorifer.
- Dozimi ose përgatitja jo e duhur mund të dëmtojë shëndetin e bebes suaj.
- Këshillohuni me doktorin tuaj përpara përdorimit të Aptamil Lactose Free për beben tuaj.
- Aptamil Lactose Free përmban alergjenë si qumësht, peshk dhe sojë që mund të jetë burim të një alergjie.
- Ruajeni pluhurin të mbyllur mirë në vend të freskët dhe të thatë.
- Aptamil Lactose Free mund të përdoret brenda 3 javëve pas hapjes.
Përbërësit
Shurup glukoze, Vajra bimorë (Vaj palme, Vaj kokosi, Vaj sinapi, Vaj oleik i lartë luledielli, Vaj luledielli), Kazeinat kalciumi (nga qumështi), Maltodekstrinë, Fosfat kalciumi, Citrat natriumi, Hidrogjen fosfati i kaliumit, Vaj peshku, Citrat kaliumi, Klorur magnezi, Klorur kaliumi, L-cisteinë, Klorur koline, Vaj nga Mortierella Alpina, Emulgatorë (lecitinë soje), Vitaminë C, Hidroksid kaliumi, Inozitol, Taurinë, L-triptofan, L-karnitinë, Sulfat hekuri, Sulfat zinku, Vitaminë E,Kripë e natriumit Uridinë 5’-monofosfati, Citidinë 5’- monofosfati, Acid pantotenik, Adenozinë 5’-monofosfati, Kripë e natriumit Inosinë 5’-monofosfat, Nikotinamid, Kripë e natriumit Guanozinë 5’-monofosfati, Sulfat bakri, Riboflavinë, Vitaminë A, Tiaminë, Vitaminë B6, Jodur Kaliumi, Acid Folik, Sulfat Mangani, Selenit Natriumi, Vitaminë K1, Biotinë, Vitaminë D3, Vitaminë B12.