Description
Përshkrimi i Produktit
Aptamil Comfort 2 është një formulë qumështi e posaçme për foshnjat nga 6 deri në 12 muaj, e krijuar për të ndihmuar në menaxhimin e kolikave dhe konstipacionit.
Përmban
Beta-palmitat & GOS/FOS – Mbështesin tretjen e shëndetshme dhe reduktojnë shqetësimet gastrointestinale.
Formulim i butë – Ndihmon në uljen e kolikave dhe lehtëson jashtëqitjen.
Mbron kundër diarreve – Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të florës intestinale.
Mbështet rritjen dhe zhvillimin – Ofron lëndë ushqyese të rëndësishme për foshnjat.
Përdorimi
- Lani dhe sterilizoni të gjitha shishet dhe biberonat.
- Ziejeni ujin dhe lëreni të ftohet deri në 40°C. Masni sasinë e duhur të ujit (referohuni instruksioneve të ushqyerjes) për në shishen e sterilizuar.
- Përdorni lugën që ndodhet në paketim dhe nivelojeni çdo lugë me thikë të pastër.
- Shtoni sasinë e duhur të pluhurit në ujë. (referohuni instruksioneve të ushqyerjes).
- Tundeni vertikalisht për 10 sekonda derisa pluhuri të tretet.
- Ftoheni shishen derisa të arrijë temperaturën 37°C.
Paralajmërime
- Kurrë mos ripërdorni përgatitje të papërfunduara, hidhini menjëherë.
- MOS i ngrohni përgatitjet në mikrovalë, rrezik nga mbinxehja.
- MOS i vendosni në frigorifer.
- Dozimi ose përgatitja jo e duhur mund të dëmtojë shëndetin e bebes suaj.
- Këshillohuni me doktorin tuaj përpara përdorimit të Aptamil Comfort 1 për beben tuaj.
- Aptamil Comfort 2 përmban alergjenë si qumësht, peshk dhe sojë që mund të jetë burim të një alergjie.
- Ruajeni pluhurin të mbyllur mirë në vend të freskët dhe të thatë.
- Aptamil Comfort 2 mund të përdoret brenda 3 javëve pas hapjes.
Përbërësit
Proteinë e hirrës hidrolizat (nga qumështi i lopës), Vajra bimore (Vaj palme, Vaj sinapi, Vaj luledielli, Vaj luledielli oleik i lartë, Vaj kokosi), Shurup glukoze, Galakto-oligosakaride (nga qumësht i lopës), Maltodekstrinë, Amidon patateje, Amidon misri, Laktozë (nga qumësht lope), Frukto-oligosakaride, Vaj peshku, Dihidrogjen Fosfat kaliumi, Fosfat kalciumi, Klorur kalciumi, Klorur koline, Vaj nga Mortierella Aplina, Hidrogjen fosfat magnezi, Klorur kaliumi, Klorur natriumi, Acid L-askorbik, Inositol, Taurinë, Sulfat hekuri, L-karnitinë, Sulfat zinku, Kripë e natriumit e Uridinë 5’-monofosfat, Acetat DL-alfa tokoferili, Citidinë-5 -monofosfati, D-pantotenat kalciumi, Adenozinë 5 monofosfati, Kripë e Inozinë 5 monofosfatit, Nikotinamid, Kripë e natriumit e Guanozinë monofosfatit, Sulfat Bakri, Riboflavinë, Lecitinë soje, Palmitati i retinilit, Hidroklorur tiamine, Hidroklorur piridoksine, D-biotinë, Cianokobalaminë.