Aptamil – Comfort 1 (0-6 months) 400 Gr

1610 L

Aptamil Comfort 1 është një formulë qumështi e posaçme për foshnjat nga lindja deri në 6 muaj, e krijuar për të ndihmuar në menaxhimin e kolikave dhe konstipacionit.

Compare

Description

Përshkrimi i Produktit  

Aptamil Comfort 1 është një formulë qumështi e posaçme për foshnjat nga lindja deri në 6 muaj, e krijuar për të ndihmuar në menaxhimin e kolikave dhe konstipacionit.

Përmban

Beta-palmitat & GOS/FOS – Mbështesin tretjen e shëndetshme dhe reduktojnë shqetësimet gastrointestinale.
Formulim i butë – Ndihmon në uljen e kolikave dhe lehtëson jashtëqitjen.
Mbron kundër diarreve – Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të florës intestinale.
Mbështet rritjen dhe zhvillimin – Ofron lëndë ushqyese të rëndësishme për foshnjat.

Përdorimi
  1. Lani dhe sterilizoni të gjitha shishet dhe biberonat.
  2. Ziejeni ujin dhe lëreni të ftohet deri në 40°C. Masni sasinë e duhur të ujit (referohuni instruksioneve të ushqyerjes) për në shishen e sterilizuar.
  3. Përdorni lugën që ndodhet në paketim dhe nivelojeni çdo lugë me thikë të pastër.
  4. Shtoni sasinë e duhur të pluhurit në ujë. (referohuni instruksioneve të ushqyerjes).
  5. Tundeni vertikalisht për 10 sekonda derisa pluhuri të tretet.
  6. Ftoheni shishen derisa të arrijë temperaturën 37°C.

 

Paralajmërime
  • Kurrë mos ripërdorni përgatitje të papërfunduara, hidhini menjëherë.
  • MOS i ngrohni përgatitjet në mikrovalë, rrezik nga mbinxehja.
  • MOS i vendosni në frigorifer.
  • Dozimi ose përgatitja jo e duhur mund të dëmtojë shëndetin e bebes suaj.
  • Këshillohuni me doktorin tuaj përpara përdorimit të Aptamil Comfort 1 për beben tuaj.
  • Aptamil Comfort 1 përmban alergjenë si qumësht, peshk dhe sojë që mund të jetë burim të një alergjie.
  • Ruajeni pluhurin të mbyllur mirë në vend të freskët dhe të thatë.
  • Aptamil Comfort 1 mund të përdoret brenda 3 javëve pas hapjes.

 

Përbërësit

Proteinë e hirrës hidrolizat (nga qumështi i lopës), Vajra bimore (Vaj palme, Vaj sinapi, Vaj luledielli, Vaj luledielli oleik i lartë, Vaj kokosi), Shurup glukoze, Galakto-oligosakaride (nga qumësht i lopës), Maltodekstrinë, Amidon patateje, Amidon misri, Laktozë (nga qumësht lope), Frukto-oligosakaride, Vaj peshku, Dihidrogjen Fosfat kaliumi, Fosfat kalciumi, Klorur kalciumi, Klorur koline, Vaj nga Mortierella Aplina, Hidrogjen fosfat magnezi, Klorur kaliumi, Klorur natriumi, Acid L-askorbik, Inositol, Taurinë, Sulfat hekuri, L-karnitinë, Sulfat zinku, Kripë e natriumit e Uridinë 5’-monofosfat,  Acetat DL-alfa tokoferili, Citidinë-5 -monofosfati, D-pantotenat kalciumi, Adenozinë 5 monofosfati, Kripë e  Inozinë 5 monofosfatit, Nikotinamid, Kripë e natriumit e Guanozinë monofosfatit, Sulfat Bakri, Riboflavinë, Lecitinë soje, Palmitati i retinilit, Hidroklorur tiamine, Hidroklorur piridoksine, D-biotinë, Cianokobalaminë.