-10% Off

Apharm – Yovita Baby Plus – Drops 14 ML

Original price was: 1050 L.Current price is: 945 L.

Yovita Baby Plus është një suplement me bazë Lactobacillus Reuteri, Kamomil dhe Ekstrakt të Mëllagës.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit

Yovita Baby Plus është një suplement i lëngshëm me ekstrakte bimore dhe probiotikë, i formuluar për foshnjat e porsalindura dhe fëmijët, me qëllim lehtësimin e shqetësimeve të aparatit tretës. Ekstraktet e kamomilit dhe mëllagës ndihmojnë në rregullimin e lëvizjeve gastrointestinale dhe reduktimin e gazrave, ndërsa fermentet laktike mbështesin tretjen dhe rikthejnë ekuilibrin e florës intestinale.

 

Përdorimi

Rekomandohet të merrni 2ml në ditë duke përdorur pikatoren brenda paketimit. Lëngu mund të hollohet në ujë, pije të ftohta ose qumësht në temperaturë ambjenti (Mos e holloni në qumësht të vluar).

Tundeni mirë përpara përdorimit.

 

Paralajmërime

  • Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shendetshme.
  • MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
  • Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
  • Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë. (Përmban fermente, të ndjeshme nga drita).

 

Përbërësit

Përbërësit në kapak: Agjentë shtues: Lactobacillus reuteri LR 92 (Amidon misri, DSM 20016) (Qumësht), Fruktooligosaharide, Maltodekstrinë.

Përbërësit në flakon: Vaj luledielli, Mëllagë e ekstr. në glicerinë (Malva sylvestrisL., Gjethe), Kamomil i ekstr. në glicerinë (Matricaria chamomilla L., lule).