Alerinit 5 MG – 10 Tableta

360 L

Alerinit 5 mg është një bar anti alergjik që lehtëson simptomat e reaksioneve alergjike si rrjedhje hundësh, kruarje, skuqje të lëkurës, sy të skuqur dhe lotim të syve. Trajton gjithashtu irritimet e lëkurës dhe reaksionet alergjike të saj. Këto simptomat lehtësohen gjatë gjithë ditës dhe ju ndihmojnë ju ti riktheheni aktiviteteve normale të përditshmërisë dhe gjumit. I përshtatshëm për përdorim në fëmijët 6 vjeç ose më shumë dhe në të rritur.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Alerinit 5 mg përmban Levocetirizinë një bar antihistaminik që përdoret në trajtimin e alergjisë. Alerinit përdoret në eliminimin e rinitit alergjik (të vazhdueshëm ose sezonal) dhe urtikarias kronike të lidhura me simptomat si:kruarje, enjtje dhe skuqje në fëmijët 6 vjeç e më shumë dhe të rriturit.
Indikacione
Indikohet për:
  • Trajtimin e reaksionit alergjik dhe simptomat e tij.
  • Lehtësimin e simptomave si teshtima, rrjedhje hundësh ose hundë të irrituar, sy të skuqur ose lotim të syve të shoqëruara me rinit alergjik.
  • Eliminimin e simptomave si kruarje me urtikaria, ënjtja dhe skuqje të lëkurës.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin e këtij bari ose këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin përpara përdorimit.
Fëmijët ndërmjet 6-12 vjeç: Rekomandohet të merrni 1 tablet 1 herë në ditë.
Të rriturit dhe fëmijët 12 vjeç e më shumë: Rekomandohet të merrni 1 tablet 1 herë në ditë.
Tableta duhet të gëlltitet e plotë me një gotë me ujë. Doza ditore rekomandohet të merret me një dozë të vetme. Mund të merret me ose pa ushqim.
Paralajmërime
MOS e merrni/përdorni Alerinit 5 mg:
  • Jeni alergjik ndaj dihidroklorur levocetirizinës ose ndaj përbërësve të tjerë të këtij bari.
  • Nëse keni insuficencë të rënduar të funksionit të veshkës.
  • Në fëmijët nën 6 vjeç.
  • Me alkool.
  • Nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
  • Nëse po përdorni makineri ose po ngisni makinën.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj nëse po merrni/përdorni Alerinit 5 mg:
  • Nëse keni marrë ose po merrni barna të tjerë ose barna OTC
  • Nëse keni insuficencë të mëlçisë
  • Nëse keni intolerancë ndaj glukozës pas ky bar e përmban.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëvë.
Mos e përdorni pas datës së skadencës të shënuar në etiketë.
Ruajeni në temperaturën e ambientit nën 25°C.
Përbërësit
Lënda aktive: Dihidroklorur levocetirizine.
Eksipientët: Celulozë Mikrokristalorë, Laktozë Monohidrat, Silicë Koloidale Anhidër, Stearat Magnezi, Hipromelozë (E464), Hipromelozë (E171), Dioksid Titani, Makrogol 400, Polisorbat 80 (E433).